Fisnik Zuka: “Kërkojmë rikthimin në Turnovë”

Shpërndaje:

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa skuadra e Shkupit në cilësinë e mysafirit udhëton drejt Turnovës ku do të luajë me skuadrën e Horizontit.

Për këtë ndeshje trajneri Visar Ganiu dhe futbollistët janë të mendimit se do të kthehen shpejt pas disfatës së pamerituar dhe të përcjellë me referim tendencioz.
Pikërisht për këtë ndeshje ka folur mesfushori Fiznik Zuka i cili shpreson që skuadra ët marrë rezultat pozitiv dhe të afrohet sa më shpejt deri te pikët që do të vulosin kualifikimin në mesin e gjshtë ekipeve më të mira për të siguruar “play-off”-in.

“Sigurisht se udhëtojmë për në Turnovë për të rikthyer serinë pozitive. Nuk dëshirojmë të mendojmë për atë se çka ndodhi në ndeshjen e fundit, pasi që kemi punë për të vulosur sigurimin e pjesëmarrjes tonë në “play-off”. Kishim pak kohë për tu rikuperuar pas ndeshjes me vardarin, por besojmë se është e mjaftueshme për ne si futbollistë profesionist. Kjo është nëj javë e ngjeshur pasi luajmë tri ndeshje në brenda shtatë ditëve, andaj do të mundohemi të nxjerrim më të mirën në duelet e fundit që na presin”, ka thënë Fisnik Zuka

Dueli Horizont T. – FC Shkupi luhet sot me fillim në ora 16:00, në stadiumin Kukush.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT