Fitojmë derbin, qyteti është bardhekaltër

Shpërndaje:

Qyteti i Shkupit është bardhekaltër, pasi skuadra jonë ka luajti duelin më të mirë këtë pranverë kur bëhet fjalë për golat e shënuar, pasi fitoi ndaj Vardarit me rezultat 2-0.

Ekipi ynë me të drejtë ishte favorit i këtij dueli, pasi Vardari kishte forcë vetëm të mbrohej vetëm për 30 minuta lojë.

Dueli i cili u luajt në kompleksin stërvitor të FFM-s, rastin e parë të vërtet e pa,ë më minutën e 25 minuta, kur Trapanovski hyri nga krahu i djathtë dhe gjuajti drejt portës së Vardarit, por Iliçi mbrojti.

Ky rast ishte vetëm një paralajmërim se skuadra jonë është shumë afër golit, të parë të ndeshjes. Në minutën e 29-të, Alvarez dërgoi një krosim të përsosur nga e majta dhe në zonën e penalltisë, topi u kontrollua për mrekulli nga Reginaldo, i cili në ndeshjen e pestë për Shkupin shënoi golin e debutimit në fanellën e ekipit tonë.

Kështu Shkupi me avantazh minimal shkoi në pushim dhe në fillim të pjesës së dytë shanset përpara portës së Vardarit u radhitën si në shirit filmi.

Në minutën e 64-të, Alvarez shërbeu për Cvetanoskin, ai shënoi, por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.  Dy minuta më vonë, përgjegjësinë e mori mbrojtësi Gligorov dhe me një gol të shkëlqyer nga distanca ngriti epërsinë në 2-0, e cila ishte edhe rezultat finale.

Shkupi regjistroi fitoren e dymbëdhjetë në LPFM dhe ka grumbulluar 43 pikë. Në raundin tjetër, ekipi ynë do të luajë kundër Sileksit në Kratovë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT