Fitojmë kontrolluesen ndaj Bashkimit

Shpërndaje:

Ndeshja kontrolluese e luajtur sot kundër KF Bashkimi në Kumanovë, ishte test i mirë para  se t’i rikthehemi javës tjetër garës në kampionat.

Edhe në këtë  ndeshje trajneri Mlladen Zhizhoviç, kishte bërë një ekip të kombinuar me futbollistë të cilët edhe i fillojnë ndeshjet nga bankina, duke u dhënë mundësinë portierëve Efremov në pjesën e parë dhe Denkovski në pjesën e dytë. Ndërkohë këtë ndeshje si kapiten i skuadrës nga mesi i fushës e nisi Ali Adem. Gjithashtu këtë ndeshje nga minuta e parë e nisën edhe Sheji, Serafimov, Ilieski, Mlladenovski, Queven, Dudu, Sahiti, Trapanovski dhe Kuka.

Në pjesën e parë ekipi ynë kishte katër pesë raste të mrekullueshme për të shënuar, por në këtë rast duhet potencuar se edhe portieri nikoqir ishte në moment të mirë pasi kishte intervenime shumë të mira. Rastet më të mira gjatë kësaj pjesë loje i kishte Issah Kuka.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi ynë kishte disa tentime që në fillim, ndërsa goli erdhi në minutën e 65-të, kur pas një depërtimit të Trapanovskit, kromimin e tij me të parën e shfrytëzoi Kuka, i cili shënoi golin e epërisë që deri në fund rezultoi të jetë dhe i fitores.

Në vazhdim të lojës, një tenim të mirë kishte Mlladenovski, i cili goditi shtyllën, ndërsa rast tjetër kishim krejt në fund të ndeshjes, kur me kokë përsëri ishte Mlladenovski, por topi kaloi vetëm skaj portës.

Ishte kjo ndeshje miqësore që i ka ndihmuar futbollistët të mbajnë formën, ndërsa trajnerit Zhizhoviç për të parë angazhimin e futbollistëve që vijnë shpesh herë edhe nga bankina,

Ekipi tani do të nisë përgatitjet për ndeshjen e javës së 11-të, të cilën e luajmë të dielën e 22 tetorit në fushë vendase në Çair, me fillim në ora 14:00, ku për kundërshtarë kemi Bregallnicën nga Shtipi.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT