Skuadra ka marrë fitore edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar sot në Çair, duke e mundur ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Bataeh me rezultat 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për bardheblutë e realizoi Muharem Bajrami në pjesën e parë, pasi mori një asist nga Besar iseni, ndërsa kishim edhe shumë raste tjera, por që nuk arritëm ti finalizojmë.
Kështu FC Shkupi mbyll dy miqësore me dy fitore, pasi të enjten fituan edhe ndeshjen përballë KF Besa me rezultat 5:1.
Tashmë ekipi do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Sileksit, të vlefshme për xhiron e pestë në kampionatin vendor, të cilën e luajmë me 14 shtator.