Fitojmë kontrolluesen kundër Merw FT

Shpërndaje:

Në kampin stërvitor në Bolu, ekipi ynë zhvilloi me sukses ndeshjen e dytë kontrolluese kundër ekipit turkmen, Merw, që garon në Superligën e Turkmenistanit. Ndeshja u karakterizua nga dominimi i skuadrës sonë, megjithëse pjesa e parë përfundoi pa gola, 0-0.

Në pjesën e parë, FC Shkupi krijoi shumë raste për të shënuar, por pa mundur të konkretizojë asnjë prej tyre. Pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të 45 minutave të para.

Ndryshimi i vërtetë në lojë erdhi në minutën e 60-të, kur Kerem Hamza Gürel, një futbollist i cili është në testime me ekipin tonë, arriti të çajë mbrojtjen kundërshtare dhe të shënojë golin e parë të ndeshjes, pa asistimit të Hamza Ramanit. Ky gol jo vetëm që ngriti moralin e ekipit, por edhe tregoi potencialin e Gürel si futbollist premtues.

Goli i dytë për ekipin tonë u shënua në minutën e 75-të nga Avornyo, i cili e vulosi fitoren e merituar të skuadrës sonë me një goditje precize. Në fund të ndeshjes, trajneri Ernest Gjoka i dha mundësi shumë futbollistëve të tregojnë kualitetet e tyre duke u dhënë disa minuta në fushë.

Pas kësaj fitoreje, ekipi ynë do të përballet në ndeshjen e ardhshme kontrolluese më 25 korrik kundër ekipit të Boluspor.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT