Fitojmë në Ohër, për vazhdim të serisë pozitive

Shpërndaje:

Ka vazhduar seria e suksesshme e ekipit tonë, duke marrë fitoren e katërt sezonale, ndërsa tani më tetë ndeshje jemi të pamposhtur. Ekipi ynë sot në Ohër në cilësinë e mysafirit ka mundur ekipin e Voska Sport, me rezultat 2-3.

Sigurisht që fillimi ishte shumë i keq, ku pas një neglizhence në mbrojtje vetëm sapo nisi loja nga mesi i fushës, Pinter nuk arrin që të bllokoj sulmuesin Marushiq, i cili në minutën e parë, më konkretisht sekondën e 14 arrin që të mposht portierin Iljazi.

Por më pas gjithçka erdhi në vendin e vet, pasi ekipi ynë arriti që të merr lojën në kontroll dhe nga minuta në minutë kanosej për të barazuar rezultatin.

Në minutën e 14-të, nga një gabim i portierit Velija, Suad Sahiti ishte dinak dhe arrin që të merr topin nga këmbët e portierit vendas, për të barazuar rezultatin në 1-1. Më pas në minutën e ’31, Hamza  Ramani kishte dërgoi një goditje të fortë nga 20 metra, por shkoi skaj portës. Në minutën e ’33, Kristijan Trapanovski ndalet në mënyrë të palejuar në zonën e rrezikut nga Trpevski, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte braziliani Dudu për të kaluar tani më ekipi ynë në epërsi 1-2.

Sahiti kishte dhe një tentim nga distanca në minutën e 40-të, por topi shkoi vetëm skaj porte. Në minutën e 45-të,  mbrojtje e mrekullueshme e kapitenit Iljazi, ku pas rivënies nga këndi, i vetëm në shtyllën e dytë ishte Olatunbosun.

Pjesa e dytë filloi me kërkim të golit nga futbollistët tanë. Por në minutën e 49 kishte edhe një intervenim të mrekullueshëm të portierit Iljazi. Në minutën e 53-të, futbollistët tanë realizuan në kundër sulm të shpejtë, me asistim të Queven i cili gjen për mrekulli Voshën që realizon një super gol për 1-3. Përsëri Vosha në minutën e 54-të, ishte në rast për të shënuar, por topi  përfundoi vetëm skaj portës. Trapanovski në minutën e 67-të, shërbeu për mrekulli Ali Ademin i cili dërgoi topin vetëm skaj portës . në minutën e 69-të,  edhe një herë u tregua vendimtar portieri Iljazi duke ndalur gol të pastër.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj me këtë rezultat, në minutën e 82-të, Ali Adem bëri ndërhyrje në gjashtëmbëshjtësh, e që për arbitrin ishte e palejuar dhe akordoi penallti për Voskën. Portieri Ijlazi lexoi anën e topit, por goditja e Marushiqit ishte e saktë dhe e fortë.

Deri në fund dy ekipet kishin disa tentime, që nuk ndryshuan rezultatin, ndërsa me këto tri pikë ekipi ynë ngjitet në pozitën e dytë me 15 pikë të grumbulluara. Ekipi ynë ndeshjen e radhës e luan me 1 tetor në Çair, ku mysafir do të jetë skuadra e Struga Trim Lum.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT