Fitojmë Tikveshin dhe marrim tri pikë të rëndësishme

Shpërndaje:

Ekipi ynë ka shënuar fitore shumë të rëndësishme dhe heroike ndaj skuadrës së Tikveshit me rezultat 3-2 (1-0), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 29-të.

Takimi nisi me iniciativën e futbollistëve tanë, ndërsa kërcënimi i parë erdhi me anë të Arbi Voshës, i cili u fut bukur brenda 16-tshit shutoi mirë, por me forcat e fundit portieri Rener arriti ta ndalë topin. Pasuan dy tentime të sulmuesit Xhemal Ibishi . Fillimisht goditja e tij ishte e lehtë, e më pas në minutën e 17-të nuk shfrytëzoi një rast kolosal. Ishte një aksion i mirë kur topi fluturoi para portës që edhe mashtroi portierin Rener, por kapiteni i Tikveshit, Varelovski arriti të pengojë gol të pastër në vijë. Rezultati u hap në minutën e 38-të me golin e Voshës. Aksioni nisi pas një gabimi në mesin e fushës, Ibishi u tërhoq përpara dhe asistoi në krahun e majtë për Voshën, i cili në mënyrë elegante dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Pjesa e dytë nisi me rast për ekipin tonë, në minutën e 48-t, Vosha krosoi për Edmundsonin, i cili me kokë dërgoi topin drejt rrjetës por edhe kësaj here portieri arriti që me forca të fundit të nxjerr topin në rivënie këndore.

Tikveshi arriti të barazojë në 1-1, kur Karçeski krosoi në zonën e rreptësisë, topi u iku mbrojtësve dhe në shtyllën e dytë arriti të Ediz Spahiu, i cili shënoi për barazim në minutën e 53-të.

Në minutat në vijim, skuadra jonë filloi të shtypte me të gjitha forcat në sulm. Tikveshi sot kishte në portë, portierin e disponuar Rener, i cili para golit si të është më dy palë duar.

Blerton Sheji pati rastin më të mirë, i cili dërgoi topin drejt portës nga goditja këndore. Në këtë rast mysafirët veç sa nuk shënuan autogol, topi goditi shtyllën, ndërsa më pas Ibishi tentoi nga e dyta por Rener e pengoi topit me një paradë të pabesueshme. Menjëherë pas kësaj, edhe Pinter ishte i rrezikshëm pas një gjuajtje të lirë, por topi përfundoi centimetra nga shtylla e majtë. Megjithatë, ka rregull i pashkruar në futbollit, nëse nuk shënon, do ta pësosh. Në një situatë jo shumë e rrezikshme, Ediz Spahiu ia doli që të shënon gol, pasi topi ndryshoi trajektore dhe befasoi portierin ijazi, për 1-2 në minutën e 82-të. Mirëpo, gëzimi i mysafirëve ishte i shkurtër, sepse tashmë në minutën e 86-të ekipi ynë barazoi (2-2). Emmanuel Avornio i cili sapo ishte inkuadruar në lojë, u harrua në shtyllën e dytë dhe goditi në këndin e afërt. Deri në fund, ekipi ynë kishte nevojë për tri pikë. U luajtën shtatë minuta shtesë dhe Avornio ishte hero i këtij dueli. Pasi në një solo aksion arriti të kalojë në distancë të largët në fushë dhe në fund të shënon për fitore 3-2.

Me këtë fitore, tani jemi me pikë të barabarta në kreun e tabelës, ndërsa ndeshjen e radhës e luajmë si mysafir ndaj Gostivarit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT