Fitore bindëse, golat e parë për Angellovin e Serzhinjon

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

FC Shkupi në mënyrë rutinore shënoi fitore ndaj skuadrës së Vëllazërimit në sfidën miqësore të zhvilluar të dielën në stadiumin në Çair. Angellovi me 2 gola, Veliu dhe Serzhinjo, ishin autor të golave për FC Shkupin, që mundi skuadrën kërçovare me 4-1.

 

FC Shkupi mundi Vëllazërimin me 4-1 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin në Çair , si një parapërgatitje për sfidën e javës së 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku do të përballet me Vardarin në transfertë. Pjesa e parë ishte e ekulibruar, ku dy skuadrat tentonin që të vendosin kontrollin e lojës dhe pronësimin e topit. Futbollistët vendas në elementin e fundit dominuan në tërësi, duke lejuar që skuadra mysafire të dërgojë vetëm 2 gjuajtja në 45 minutat e para. Pas rasteve të shumta para portës mysafire, Viktor Angelov hapi rezultatin me një vole pas asistimit të Veliut. Mirëpo epërsia nuk ishte jetëgjatë, pasi në anën tjetër , Vëllazërimi barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë , trajneri Hajati Sojdash bëri disa ndrrime në skuadër , duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të grumbulluar, por edhe një pjesë të futbollistëve të moshave më të reja, të cilët ndalgadal po trokasin në dyert e ekipit të parë. Veliu solli epërsi për FC Shkupin, para se Viktor Angellov të shënojë golin e dytë në këtë përballje. Ndërkohë fare në fund , braziliani Serzhinjo shënoi golin e katërt në këtë përballje dhe të parin në fanellën e FC Shkupit.

 

FC Shkupi – Vëllazrimi 4-1 (1-1)

Stadiumi në Çair

Shikues : 300

Golashënues: Artan Veliu, Serzhinjo, Viktor Angelov (2 gola)

FC Shkupi :Igor Angelovski, Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi, Kristijan Stojkoski, Muharem Bajrami, Ermedin Ademi, Serzhinjo, Blagoja Ljamçevski, Blazhe Iljoski, Artan Veliu, Viktor Angelov, Armel Bradji.

Luajtën edhe: Besir Ramadani, Abdulkadir Zango, Jahja Abdulhadi, Toni Tipuriç, Amir Billali, Bujar Ilazi , Musli Lika.

Trajneri: Hajati Sojdash

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!