Ekipi ynë shënoi fitore bindëse në ndeshjen e fundit kontrolluese para fillimit të sezonit të ri futbollistik. Në një përballje kundër skuadrës së “Skopjes” nga lagja e Autokomandës, FC Shkupi triumfoi me rezultatin 4-1.Dominimi i ekipit tonë u vu re që në pjesën e parë, e cila përfundoi me rezultat 3-1. Golat e pjesës së parë u shënuan nga Yumemi, Diene dhe Avornyo, duke lënë një përshtypje të fortë për përgatitjen dhe formën e lojtarëve të ekipit.
Pjesa e dytë solli disa ndryshime në formacionin e ekipit tonë, por dominimi në fushë nuk u ndryshua. Senegalezi Tamba shënoi golin përfundimtar, duke vulosur rezultatin 4-1 në favor të ekipit të tonë.
Tani, futbollistët tanë do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit të ri, ku do të përballemi me ekipin e Voska Sport nga Ohri.