Fitore e merituar ndaj Vardarit, Serzhinjo përcaktues

Shpërndaje:

FC Shkupi shënoi fitore të merituar ndaj Vardarit me 1-0 , falë realizimit të Serzhinjos, në minutën e 56-të. Fitorja është më se e merituar për FC Shkupin dhe mundej të ishte edhe më e lartë nëse realizonin Stojkoski (goditi traversën) , Broja dhe Ljamçevski, ndaj Vardarit anemik, që kishte vetëm një gjuajtje drejt portës së Aleksovskit.

 

FC Shkupi arkëtoi 3 pikë dhe me plotë meritë mundi skuadrën e Vardarit në derbin e Shkupit dhe javës së 14 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Nga fillimi e deri në fund, FC Shkupi dominoi takimin , duke mos lejuar miqtë të krijojnë raste për të shënuar gol. Kanosja e parë ishte në minutën e 9-të, kur mbrojtësi Zango drejton gjuajtjen e parë, e cila kalon skaj portë. Në anën tjetër përgjigjet Vardari me Toshevskin që kroson në zonë, ndërsa pas reagimit të Tipuriçit, topi arrin te Ademi Ali, që godet skaj portës. Në minutën e 25-të, kroson Bajrami, ndërsa Broja godet me kokë, por pa mundur të mposht portierin Gaçevski. Në minutën e 36-të , nga 35 metra, godet edhe Bilali, por jo edhe për të ndryshuar shifrat. Në 3 minuta para pushimit, Broja sërisht është në skenë, duke dërguar një gjuajtje të fortë, që nxit interevenim edhe më të mirë të Gaçevskit. Dhe një minutë më vonë, rasti më i mirë për mysafirët në këtë takim, kur braziliani Lira godet nga këndi, ndërsa në vendin e duhur është Aleksovski.

Në pjesën e dytë, FC Shkupi ishte determinuar në sulm dhe në minutën e 50-të, Stojkoski mposhti portierin Gaçevski, por tentimi i tij ndalet në traversë. Nga ana tjetër, tentim tjetër nga Vardari me Lirën në aksion, por topi shkon lartë mbi portë. Dhe momenti vendimtar i këtij takimi erdhi në minutën e 56-të, kur Suhel Muharemi kroson nga krahu i djathtë, ndërsa Serzhinjo me kokë godet në këndin opozitar, për të mposhtur Gaçevskin për 1-0. Dhe këtu nuk ndalet FC Shkupi , dhe në rastin tjetër , Suhel Muharemi drejton topin mbi portë. Në minutën e 80-të, Vardari kërkon barazimin, mirëpo tentimi i Xhufos shkon mbi portë. Dhe në momente kur Vardari kalon në ofenziv, FC Shkupi shfrytëzon kundërsulmet . Në njërën nga ato, Ljamçevski u gjend në zonë dhe i pambuluar nga mbrojtësit mysafirë, por tentimi i tij ishte tejet i dobët dhe nuk shkaktoi vështirësi për portierin opozitar. Në fund, FC Shkupi arkëtoi pikët e mjaft kërkuara, me të cilat ndalgadal ik ng zona e rrezikut. Në raundin e 15-të, FC Shkupi do të luajë në transfertë, kundër Makedonija Gjorçe Petrovit , më 22 nëntor, në orën 13.00.

FC Shkupi – Vardari 1-0 (0-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 5000

Referi kryesor: Dejan Jakimovski (Shkup)

Ndihmësit: Goce Petreski,dhe Dejan Vasilevski (Shkup)

Golashënues: Serzhinjo (56′)

Kartona të verdhë: Besart Krivanjeva, Abdukadir Zango, Muharem Bajrami (Fc Shkupi), Brdarovski, Ibishi, Adem, Todorovski (Vardar)

Karton të kuq:

FC Shkupi : Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Muharem Bajrami, Armel Braxhi, Suhel Muharemi(Igor Angelovski 68′), Rron Broja, Besart Krivanjeva, Serzhinjo (Blagoja Ljamçevski 88′), Kristijan Stojkoski (Besir Ramadani 90′).

Trajneri: Umit Karan

Vardari: Gaçevski, Toshevski, Bitang, Lira, Novak, Najdovski, Popzlatanov, Adem, Cvetnovski, Brdarevski.

Trajner: Aleksandar Vasovski

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT