Futbollistët e Sileksit bënë një ndërhyrje të palejuar, ndërsa ishte Alvarezi që shënoi për fitoren dhe tre pikë për Shkupin.
Që në fillim, skuadra jonë imponoi ritmin e zakonshëm, luajti më sulmues dhe cilësia doli menjëherë në sipërfaqe. Bardhekaltërit u bënë shumë presion nikoqirëve, duke u shtypur ata në zonën e tyre, me presion të lartë dhe kontroll të lojës, por nuk kishte mundësi për të bërë edhe raste shumë konkrete për gol
Sulmuesit tanë disa herë testuan aftësitë e portierit të Sileksit, me tentimet e Alvarezit, Reginaldos dhe Krivanjevës, të cilët kërkuan shansin nga distanca, por goditjet e tyre ishin larg rrjetës.
Edhe gjatë vazhdimit të ndeshjes ishim zotërues të lojës, ndërsa Sileksi po priste shanset e tij pas kundërsulmeve. Shanset reale në pjesën e parë munguan, sepse skuadra nga Kratova mbrohej mirë, ndërsa ekipi ynë nuk po gjente zgjidhje për goditjen e fundit dhe të saktë.
Ekipi ynë u tregua kërcënues përmes kapitenit Iseni, por ai goditi nga rreth 20 metra mbi portën e Siljanovskit. Rasti më i madh i ndeshjes, pavarësisht dominimit të ekipit tonë, e kishin nikoqirët.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Sileksi kishte një situatë dy me një, Tanturovski vendosi të përballet me Naumovskin, por portieri ynë ishte më i suksesshëm dhe mbrojti portën.
Nga e gjitha dinamika e lojës ofensive dhe posedimi i topit, më në fund erdhi dhe shpërblimi, në minutën e 79-të fituam penallti dhe Alvarez e ekzekutoi me qetësi dhe gjakftohtësi, për 0-1.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndonjë rast më konkret, me çka bardhekaltërit kthehen në Shkup nga Kratova me tri pikë. Ndeshjen e radhës e luajmë në cilësi të nikoqir, kur përballë do të kemi ekipin e Rabotniçkit.