Fitore e vështirë, por e ëmbël me tri pikë

Shpërndaje:

Xhiroja e katërt e sezonit të ri të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, më në fund solli gëzim për tifozët e Shkupit, ekipin dhe stafin. Pas shumë ndeshjeve ku skuadra e jonë kishte treguar lojë të mirë por që nuk kishte marrë pikët e merituara, sot Shkupi shënoi fitoren e parë sezonale, duke e mundur një kundërshtarë mjaft të papërshtatshëm siç është Rabotniçki.

Fillimi i ndeshjes paralajmëroi se do të ketë lojë të hapur dhe pritej të shohim shumë gola, pasi vetëm sapo kishte filluar ndeshja dhe luhej minuta e katërt, Shkupi me një super aksion të nisur nga Stojkoski dhe më pas një super asistim i Shpend Asanin për Mbellan, i cili me shumë shpejtësi dhe ftohtësi shënoi golin e parë për ngritje të 2000 tifozëve në këmbë.

Edhe pse Shkupi vazhdoi të dominoj dhe kontrollojë lojën në mesfushë, mysafirët u kundërpërgjigjën me goditje të shpeshta nga ndërprerja. Pikërisht kështu ndodhi në minutën e 20-të, kur Sadiki ishte më i gjatë në kërcim dhe arriti ta dërgojë topin në anën ku nuk ishte aty asnjë nga mbrojtja e Shkupit.

Se Shkupi ka portierin më të mirë në kampionat, këtë e dëshmoi kapiteni Suat Zendeli, i cili ndali përsëri goditjen e Sadikit, që tentoi për herë të dytë me kokë për të bërë ndryshim të rezultatit.

Ndërkohë në anën tjetër Shkupi tentoi edhe disa herë përmes Mbellas dhe Stojkoskit që të kthejnë epërsinë.

Mirëpo në pjesën e dytë trajneri i Shkupit bëri tri zëvendësime, duke futur në lojë, Alen Jasharovskin, Husein Demirin dhe Fatih Ismailin, që bënë shumë presion para portierit Shishkovski. I pari që tentoi portën ishte Jasharovski, por goditja e tij me kokë dërgoi topin jashtë kuadratit. Mysafirët kishin edhe një rast të mirë, kur Stjepanoiviq nga gjuajtja e lirë goditi transversalen.

Shkupi në asnjë moment nuk u dorëzua dhe me ngulm kërkonte tri pikë nga kjo ndeshje, duke mos menduar në fundin e ndeshjes. Ishte një aksion i shpejtë, kur topi arrin në këmbët e Jasharovskit, i cili në herën e parë ishte i ndalur nga mbrojtësit mysafir, por për herë të dytë detyroi Shishkovskin që për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeti, e që më deri në fund nuk kishte kohë për lojë, pasi që kishin mbetur shumë pak minuta.

Edhe pse referi kryeson kishte dhënë shenjë për katër minuta vazhdim të lojës, ai shtoi edhe tri të tjera, që nuk sollën ndryshim. Kjo ishte fitorja e parë sezonale e Shkupit, që e ngrit atë në mesin e tabelës, ndërsa ndeshja e radhës e luan në Kratovë kundër Sileksit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT