Një fitore që ka vlerë të madhe përballë një kundërshtari me eksperiencë si Rabotniçki.
Filluam ndeshjen me shumë intensitet duke kaluar në epërsi të parët me anë të Melos Bajramit në minutën e (’11). Golin e dytë për ekipin tonë e shënoi Queven Inacio (’33) për 2:1 dhe në fund në listën e golashënuesve u regjistrua Renaldo Cephas (’38) ku edhe kështu përfundoi pjesa e parë me rezultat 3:1, rezultat ky i cili ishte përfundimtar për takimin e sotëm.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte totalisht nën kontrollin tonë duke krijuar raste për gol por pa fat për të shënuar. Gjithashtu edhe ekipi kundërshtar tregoi forcën por pa ndryshim rezultati deri në fund të përballjes.
Vazhdojmë fuqishëm deri në fund të kampionatit.