Fitore bindëse për të rikthyer vetbesimin dhe për të hapur rrugën drejt qëllimit kryesor – garim në skenën ndërkombëtare. Blazhe Iljoski realizoi tripletë ndaj Pelisterit, ku shënojnë edhe Bunjamin Shabani e Alen Jasharoski për fitoren bindëse ndaj manstirasve me 5:2.
Në përballjen e anuluar, për shkak të helmimit të disa futbollistëve të Pelisterit, FC Shkupi në mënyrë bindëse dhe me shumë lehtësi deklasoi Pelisterin me 5-2, falë tripletës së Iljoskit dhe golave nga Shabani e Jasharoski. Kanosja e parë erdhi në minutën e 2-të, kur Blazhe Iljoski vjedh një top nga mbrojtja e mysafirëve dhe asiston në zonë, por vonohet Omar Imeri. Mirëpo kjo vetëm paralajmëroi se do të ketë ndryshim të rezultatit. Depërtimin e shpejtë të Stojkoskit mjaft mirë e përcjell Jasharoski në shtyllën e dytë, që më lehtësi shënon golin e 11 në këtë sezon dhe sjell gëzim për spekatorët në stadiumin në Çair për 1-0. Për golin e dytë duhej që të presim vetëm 7 minuta, pasi që aksionin e shpejtë e përcjell deri në fund Blazhe Iljoski, I cili kalon edhe portierin mysafirë për të ngritur epërsinë në 2-0. Në minutën 16, pas rivënies nga këndi, kanoset me kokë Jasharoski, por intervenon me kohë portieri mysafirë. Mirëpo Pelisteri nuk u dorëzua këtu dhe në aksionin e vetëm të rrjedhshëm , arrin që të zbus epërsin në 2-1, falë shënimit të Petar Ljamçevski. Pak më vonë ishte një aksion i gjatë nga krahu i majtë, ku Bunjamin Shabani asiston me kohë, ndërsa goditja e Jasharoskit ndalohet nga portieri mysafirë. Dhe në momentet kur tërë ekipi ishte në pjesën mysafire , erdhi edhe goli i tretë për FC Shkupin. Kombinimi mes Maliqit dhe Jasharoskit përfundon me goditje të fortë që ndalet në shtyllën e Pelisterit, ndërsa Blazhe Iljoski nga afërsia drejton topin në rrjetën e manastirasve për 3-1. Kanosjen e fundit e sjell Bunjamin Shabani, tentimi i të cilit ndalet me forca të fundit nga portieri manastiras.
Dhe në fillim të pjesës së dytë, u qartësua dilema se kush do të jetë fitues, kur Bunjamin Shabani asiston në shtyllën e dytë, ku Blazhe Iljoski kompleton tripletën dhe shënon golin e 9 në fanellën e FC Shkupit, ndërsa rezultati ishte 4:1. Në periudhën e lojës kur FC Shkupi ishte i sigurtë në dominimin në fushë, vjen një gabim nga mbrojtësi Ndong, i cili luan me dorë në zonën e rrezikut, ndërsa arbitri kryesor Stojanov tregoi në pikën e bardhë. Realizator i sigurtë ishte Riste Markoski. Kjo nxiti futbollistët e FC Shkupit të kalojnë në ofenziv të plotë në sulm, ndërsa shpërblimi vjen në minutën e 76-të, kur Stojkoski asiston në krahun e majtë, ndërsa Bunjamin Shabani lehtë, pasi kaloi 2 mbrojtës të Pelisterit, në fund mposhti edhe portierin Atanasovski për 5-2.
Me këto 3 pikë të reja, FC Shkupi grumbullon 42 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 6-të dhe duke qëndruar ende në garë për dalje në Evropë. Në përballjen e ardhshme, më 13 maj , FC Shkupi do të jetë nikoqir i Renovës.
FC Shkupi – Pelisteri 5:2 (3:1)
Stadiumi : Çair
Arbitri kryesor: Stojançe Stojanov
Ndihmësit: Nikola Karakolev, Goran Mansiev
Golashënuesit: Blazhe Iljoski 12, 32, 48, Alen Jasharoski 5, Bunjamin Shabani 76 (FC Shkupi), P.Ljamçevski 67, R. Markoski (Penal – 67)
Kartona të verdhë: Stojkovski (Pelister)
Kartona të kuq:
FC Shkupi : Suat Zendeli, Toni Tipuriç, Edis Maliqi (Marijano Ondo), Bunjamin Shabani, Rron Broja, Basilio Ndong, Besart Krivanjeva, Blazhe Iljoski, Kristijan Stojkoski (Valentin Koçoski), Alen Jasharoski (Muharem Bajrami).
Trajner : Zekirja Ramadani
Pelisteri: Atanasovski, Todorovski, Ilevski, Krklinski, Naumoski,Konjarski, Ristevski, Markoski, Nedanoski, Trifunovski, Ljamçevski.
Trajner :Sasho Petrovski