Fitore me tre gola për tri pikë të reja

Shpërndaje:

Në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit elitar në vend, ekipi ynë ka marrë fitore me rezultat 3:1 ndaj ekipit të Gostivarit.

Minutat e para ishin periudhë në të cilën dy ekipet matën forcat në mesin e fushës, ndërsa ekipi ynë tregoi se po i afrohet golit. Në minutën e 23′, Pinter goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë. Vetëm dy minuta më vonë, Arbi Vosha depërtoi nga ana e majtë dhe u ndalua në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë për penalti. I saktë nga pika e bardhë ishte boshnjaku Armin Hodxhiç.

Në vazhdim të lojës, ekipi ynë i shpëtoi barazimit në minutën e 46-të, kur Artan Iljazi kishte super intervenim, duke ndalur goditjen e një prej sulmuesve mysafir.

Në anën tjetër në minutën e 47 dhe 48 dy raste të njëpasnjëshme kishte Arbi Vosha, goditja e parë shkoi skaj portës, ndërsa të dytën e bllokuan mbrojtësit.

Në minutën e 58-të,  Queven provoi nga distanca, por portieri e Jashar dëboi topin.

Luhej minuta e 62-të, Alper Potuk kaloi disa nga mbrojtësit tanë dhe në fund arriti që të shënojë gol në rrjetën e Iljazit.

Vetëm 7 minuta më vonë, një aksion i laujtur mirë, që kishte një asistim të mrekullueshëm nga Vosha deri te Sahiti, i cili arrin që të kthej epërsinë 2-1.

Në minutën e 76-t, një kundërsulm që udhëhoqi Trapanovski, që shërbeu të vetëm para porte Abazin, e ky i fundit goditi portierin në trup.

Në minutën e 81 Trapanovski kishte rast të shkëlqyer, pasi dribloi dy mbrojtës, nuk arriti të dërgon gjuajtje precize, e cila përfundoi skaj porte.

Minuta e 83 Queven ishte shumë afër për të shënuar, por edhe në këtë rast portieri Jashar ndali goditjen e tij, duke e dëbuar topin në rivënie këndore.

Në minutën e 6 shtesë, Arbi Vosha kurorëzoi lojën e tij të mrekullueshme me gol, për rezultat përfundimtar 3:1.

Ndeshjen e radhës e luajmë në cilësinë e mysafirit, ku me 2 shtator udhëtojmë për Tetovë, ku do të përballemi me Shkëndijën.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT