Shkupi kurorëzoi lojën e mirë dhe me dy gola fitoi tre pikë në duelin me Rabotniçkin 2-0 (0-0), ndeshje kjo e javës së 29-të të Ligës së Parë të Futbollit Maqedonisë së Veriut (PMFL).
Në 15 minutat e para pa dyshim se iniciativa ishte për ekipin tonë. Futbollistët tanë treguan më shumë dëshirë në vijën sulmuese dhe pjesën më të madhe të kohës e kaluan në gjysmën e kundërshtarit.
Mysafirët nuk patën momente të ndritshme në pjesën e parë, sepse ata po përpiqeshin të parandalonin vërshimin e futbollistëve nga Çairi.
Reginaldo ishte i pari që kërcënoi golin e Jankovit pas gjysmë ore lojë. Sulmet agresive të futbollistëve tanë solli invazion drejt portës kundërshtare.
Adem pas nj tollovie u gjend para golit të mysafirëve, ai fillimisht goditi shtyllën, topi përsëri erdhi në këmbët e tij, më pas u ndal nga mbrojtja e “romantikëve” në mënyrë të palejuar, por jo edhe për arbitrin Grujoski.
“Romantikët” kishin një hapësirë të vogël për të luajtur në momentet e fundit të pjesës së parë, me një goditje të plogësht nga Mario Stankovski që ishte gjithçka nga ekipi mysafir.
Në anën e kundërt, Adem përsëri u gjend në qendër të vëmendjes, por ai goditi mbi portën nga një pozicion i mirë por rezultati mbeti i pandryshuar.
Minutat e para të pjesës së dytë sollën një gol në rrjetën e Naumovskit. Stankovski u gjend në pozicion jashtë loje, kështu që parabolimi i tij nuk ishte i vlefshëm. Pastaj, siç pritej, ritmi i lojës ra dhe të dy ekipet i kushtuan më shumë kohë mbrojtjes.
Taktikat mbizotëruan në fund, kështu që lojtarët prisnin ndonjë gabim të rivalit, për të ndëshkuar dhe fituar gjithë prenë.
Kjo ndodhi në minutën e 79-të kur Cvetanovski hapi rezultatin pas golit me kokë. Goli erdhi krosim nga gjuajtja e lirë në zonën e rrezikut të mysafirëve, e këtë e bëri mrekullueshëm Alvarez.
Pastaj Iseni u bashkua në listën e shënuesve, i cili shfrytëzoi daljen e Jankovit për të shënuar nga një distancë e madhe, për rezultat final 2-0.
Ndeshjen e radhës Shkupi luan në cilësinë e mysafirit në Strugë, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën me 28.04.2021.