Fitore për tri pikë dhe rrjetë e pastër në Kratovë

Shpërndaje:

Skuadra jonë ka vazhduar me paraqitje të mira edhe në javën e 30-të, edhe përkundër fakti se luajti në cilësinë e mysafirit në Kratovë, kudër Sileksit që ka një ekip mirë të konsoliduar dhe që kërkonte të afrohet në pozitën që dërgon për në Evropë. Ndeshja nisi me matjen e forcave nga dy ekipet, por futbollistët tanë përpjekjen e par dhe goditjen drejt portës e kishim në minutën e 6-të, kur Ackoski dërgoi topin mbi portë.

Rast të mrekullueshëm kishte Mlladenovski në minutën e 24-të, i cili pas krosimit të Alvarezit, erdhi deri te një tollovi në 16-tshin e Silkesit, ndërsa topi arrin deri te Mlladenovski i cili goditi fort, por vetëm skaj portës. Rasti më i mirë i ekipit tonë erdhi në minutën e 37-të, me Cephansin që kishte një depërtim të mrekullueshëm, krosoi për Adetunjin, të cilit i iku topi, por nga devijimi i mbrojtjes nikoqire, topi arriti te Alvarezi, i cili goditi për mrekulli, ndërkohë që edhe intervenimi ishte i suksesshëm i portierit Bozhinovski. Cephas përsëri ishte në mundësi për të shënuar, kur në minutën e 42-të, kaloi mbrojtësit kundërshtar, por goditja e tij në fund ishte e plogësht, që përfundoi vetëm në duart e portierit Bozhinovski e që foli ky të jetë rasti i fundit në pjesën e parë.

Pjesa e dytë filloi me super ofanzivë të ekipit tonë, e që dha dhe rezultat në minutën e 49-të, kur nga një kundërsulm pas asistimit Alvarezit, Cephas me një shpejtësi atleti arriti të kaloj mbrojtësin e fundit dhe të  dërgojë topin në cepin e majtë të portierit Bozhinovsku për epërsi 0-1.

Në minutën e 67 u pa mjeshtëria më e mirë në këtë ndeshje, kur Fredi Alvarez nga goditja e lirë prej një distance më shumë se 20 metra, tregoi precizitetin e tij të një snajperi. Vetëm një minutë më vonë edhe Adetunji ishte në rast për të rritur epërsinë, por në momentin e fundit portieri Bozhinovski arriti të ndal goditjen e tij që fillimisht u devijua nga një mbrojtës. Rastin e fundi të kësaj ndeshje e pati Trapanovski në minutën e 85-t, i cili dërgoi një predhë të vërtetë nga e majta, e që e mbrojti Bozhinovski me shumë përpjekje.

Kështu me këtë fitore dhe tri pikë të reja mbesim në pozitën e 3-të, me 52 pikë të tubuara. Ndeshjen e radhës e luajmë në stadiumin e Çairit me 7 maj, ku për kundërshtarë do të kemi ekipin e Shkëndijës nga Tetova.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT