Skuadra jonë pa probleme arriti të merr fitoren e radhës, ndërsa kësaj here “viktimë” ishte ekipi i Makedonija Gj.P, duke i mundur me rezultatin 3-1 (1-0). Kjo ishte ndeshje e javës së 27-të. Pa dyshim se hero i kësaj ndeshje u tregua sulmuesi i krahut, Kristian Trapanovski, fillimisht asistoi për golin e parë që shënoi Dudu, e më pas shënoi për rezultatin 2-0.
Futbollistët tanë e nisën lojën me ritëm të fortë që në minutat e para dhe menjëherë kjo dha frytet e veta, pasi Kristian Trapanovski bëri një pasim të shkëlqyer në krahun e majtë dhe asistoi për brazilianin Dudu, i cili pa problem goditi saktë në minutën e katërt. Dukej se ekipi ynë ishte në ritëm të mirë dhe mysafirët nga Gjorçe Petrovi shumë vonë arritën që të stabilizohen.
Futbollistët tanë vazhduan të luajnë në sulm para portës së kundërshtarit, ndërsa më pas kërcënoi edhe Ali Adem në minutën e 17-të, por portieri Stevkovski shpëtoi portën e tij. Deri në fund të ndeshjes gjysmë raste kishin edhe Gronner dhe Albert, ndërsa rastin më të mirë e kishte Avornyo i cili ishte i vetëm me portierin, që ky i fundit dëboi topin në rivënie këndore. Në pushim rezultati mbeti 1-0.
Edhe në fillimin e 45 minutave të pjesës së dytë ekipi ynë nisi furishëm, dhe arritëm që të shënojmë golin e dytë. Kësaj radhe Trapanovski realizoi gol nga këndi i djathtë në minutën e 51-të. Ky ishte goli i gjashtë për të këtë sezon.
Në momentet kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar, Bojan Ilievski në minutën e 62-të shënoi një gol nga distanca, duke befasuar Iljazin. Edhe pse dukej se dëshiroi të kromonte, por gjithsesi arriti të shënonte një gol të bukur për të zvogëluar epërsinë në 2-1.
Ekipi ynë përsëri mori iniciativë dhe arritëm të mbyllim ndeshjen me triumf, ku përsëri pas kromimit të Trapanovskit, golin e tretë e shënoi Darko Ilievski në minutën e 83-të. Me rezultatin përfundimtar 3-1 barazohemi me pikë me Strugën (54 pikë).