Fitore që hap dyert drejt Evropës

Shpërndaje:

Fitore perfekte e FC Shkupit ndaj Renovës, e cila falë intervenimeve të portierit Hadis Velii, mbylli takimin me vetëm 3 gola të pranuara. Stojkoski, Iljoski dhe Adem, ishin autor të golave në stadiumin në Çair, në fitoren që hap dyert e garës për dalje në Evropë.

 

Ndeshja filloi me iniciativ të FC Shkupit, që vendosi menjëhërë presionin për të marë rezultatin e shumëkërkuar. Në aksionin e parë, Bunjamin Shabani asiston në zonën e rrezikut, ndërsa goditja e Stojkosokit shkon skaj portës. Në anën tjetër, një top rastësisht vjen te sulmuesi i Renovës, Stojanovski, i cili nuk është preciz dhe topi shkon lartë mbi portë. Iniciativa e FC Shkupit sjell më shumë presion për “gjipspunuesit” nga Tetova, ndërsa regjistruam edhe 2 tentime nga Ermedin Adem. Fillimisht tentimi i tij bllokohet nga mbrojtja mysafire, ndërsa në tentimin e dytë, goditja e tij përfundon skaj portës. Një rrëmujë e vërtetë para portës mysafire ishte në minutën e 27-të, kur Bunjamin Shabani dhe Blazhe Iljoski drejtuan goditjet brenda zonës, por mbrojtja mysafire ishte pengesa për topin që të përfundojë në rrjetën e Renovës. Dhe shpërblimi për lojën e mirë erdhi në minutën e 30-të, kur Blazhe Iljoski brenda zonës dhe para dy mbrojtësve të Renovës, asiston për Hristijan Stojkoskin, i cili nga 15 metra gjend këndin e duhur për 1-0. Për Stojkoskin ky ishte goli i tretë personal në portën e Renovës. Deri në fund të pjesës së parë, regjistruan edhe dy raste për gol. Fillimisht Nafiu godet nga 23 metra, por topi shkon mbi portën e Suad Zendelit. Dhe në minutën e 44-të, Stefan Vujçiç asiston me kohë, ndërsa Blazhe Iljoski gjen hapësirën e duhur që të dërgojë një gjuajtje të fortë nga 10 metra, ndërsa Velii nuk lejon të mposhtet sërisht.

Në pjesën e dytë, aksioni i parë më konkret ishte për FC Shkupin. Vujçiç asiston, ndërsa Bunjamin Shabani, pasi kalon një mbrojtës mysafir, drejton një predh të vërtetë, e cila në fund devijohet në rivënie nga këndi nga portieri Hadis Velii. Në minutën e 62-të, Renova kanoset në 2 raste, kur Stojanovski dhe Jusufi u gjenden sy me sy me portierin Suad Zendelin, i cili në dy raste tregohet më i sukseshëm dhe nuk lejon ndryshim të rezultatit. Në minutën e 69-të Blazhe Iljoski depërton në krahun e djathtë dhe me kohë asiston në zonën kundërshtare, mirëpo me kohë intervenon portieri Velii para sulmuesit Jasharoski. Sulmuesi Blazhe Iljoski, pak më vonë, kishte mundësi që të shënojë golin e dytë, mirëpo porteri Velii nuk lejon ndryshim të rezultatit duke mbrojtjur tentimin nga 10 metra. Pak më vonë ishte një kundërsulm i shpejtë i Stojkoskit, që godet nga 17 metra, mirëpo sërisht ndalohet nga portieri Velii. Në aksionin e radhës, Jasharoski depërton në krahun e majtë, ndërsa çuditërisht Blazhe Iljoski dërgon topin mbi portë nga 6 metra!

Portieri Velii, që ishte figura më e mirë e skuadrës së Renovës, sërisht prodhoi një mbrojtje fantastike për të ndaluar tentimin e Blazhe Iljoskit, pas asistimit të Shpend Asanit. Mirëpo pas rivënies nga këndi, u dorëzua portieri Velii dhe Renova, para goditjes me kokë të Blazhe Iljoskit që realizoi golin e dytë për FC Shkupin në këtë përballje dhe të 10-in në fanellën e skuadrës shkupjane për 2-0. Dhe në një minutë para se të mbyllet takimi, spektatorët në stadiumin në Çair ishin dëshmitar të një kundërsulmi të shpejt, ku morrën pjesë Stojkoski dhe Asani, ndërsa në fund Ermendin Adem shënoi golin e tretë në portën e Renovës, për të verifikuar edhe 3 pikët e reja për FC Shkupin dhe ngjitjen deri te pozita e pestë me 45 pikë. Në raundin tjetër, FC Shkupi përballet me Pelisterin në Manastir.

 

FC Shkupi – Renova 3:0 (1:0)

Stadiumi : Çair

Shikues: 4.000

Arbitri kryesor: Dejan Jakimovski

Ndihmësit: Nikola Karakolev, Igor Shirilov

Golashënuesit: Stojkoski ’31, Iljoski ’86, Adem ’89

Kartona të verdhë: Bunjamin Shabani (FC Shkupi), Valmir Nafiu (Renova)

Kartona të kuq:

FC Shkupi : Suat Zendeli, Edis Maliqi (53′ Alen Jasharoski), Muharem Bajrami, Blagoja Ljamçevski, Bunjamin Shabani, Omar Imeri (83′ Shpend Asani), Besart Krivanjeva, Blazhe Iljoski, Stefan Vujçiç (63′ Atila Emre Can), Ermedin Adem, Kristijan Stojkoski.

Trajner : Zekirja Ramadani

Renova: Velii, Stojanov, Neziri, Sadiki, Jusufi, Nuhii, Stojanovski (Temelkov), Mishkovski, Kadriu (Fetai), Nafiu (Skenderi), Abdulla.

Trajner:

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT