Fitore rutinore me autor Dembon dhe Ademin

Shpërndaje:

Shkupi i kthehet fitoreve në LPFM pasi sot në Çair mundi bindshëm Borecin (3-0), i cili regjistroi humbjen e parë pas katër ndeshjeve radhazi.

Pjesa e parë solli një fillim të kujdesshëm dhe një matje e forcave. Djelmoshat nga Çairi kishin iniciativën dhe sulmuan më shumë gjatë gjithë 45 minutave.

Kostarikani Alvarez ishte përsëri njeriu rreth të cilit rrotullohej pjesa më e madhe e lojës së Shkupit. Ai kishte një kërcënim që përfundoi në duart e portierit mysafir Mustafa. Pastaj pasoi një përpjekje e Ilirid Ademit, pas një krosimi nga këndi, por edhe kjo nuk e ndryshoi rezultatin.

Vetëm tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Shkupi fitoi penallti. Përsëri aktori kryesor në veprim ishte Alvarezi, i cili u lirua nga e majta dhe më pas u ndalua në mënyrë të palejuar në zonën e rrezikut nga kundërshtarët e tij. Golashënuesi më i mirë i Shkupit, Dembo Darbo, shënoi në mënyrë rutinore për rezultatin 1-0.

Kaluan 20 minuta pas golit të parë dhe kësaj radhe ishte Ristovski i cili bëri një faull pesë metra nga goli i tij, i cili solli një penallti të re për Shkupin. Darbo u fut përsëri në listën e shënuesve, duke shënuar golin e nëntë në sezonin aktual, duke dhënë sinjale se Shkupi pa probleme do të fitojë ndeshjen e sotme.

Rezultati final arriti në minutën e 83-të kur Ilirid Ademi tundi rrjetin e Mustafas, pas goditjes së saktë tërthore të Alvarezit që ishte maestral në ndeshjen e sotme.

Shkupi përgjysmoi diferencën në krye të tabelës, duke u afruar vetëm dy pikë me Shkëndijën. Skuadra jonë në ndeshjen e raundin tjetër është mysafir i Akademija Pandevit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT