Fitore tjetër për kreun e tabelës

Shpërndaje:

Ekipi ynë vazhdon të tregojë lojë të mirë, dominuese dhe me gola, duke vazhduar serinë e fitoreve dhe pa disfatë në 11 ndeshje kampionale. Kësaj radhe viktimë e Shkupit në Çair në derbin e vogël të qytetit ishte ekipi i Rabotniçkit, të cilët i fituam me rezultat 3-0.

Pjesa e parë ishte shumë monotone me pak raste për të shënuar, pasi dy ekipet nuk arrinin që të krijojnë raste. Ishin mysafirët që në minutën e 27-t, me anë të Stojanovskit kishin shansin e parë dhe të mirë për zhbllokim rezultati, por Ilieski bllokoi gjuajtjen e tij. Në minutën e 39-të, ishte Kuka i cili gjuajti fort, goditjen e tij nuk arriti ta kontrollojë portieri Aleksovski dhe aty u gjet shumë mirë Queven që shënoi për 1-0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në minutën e 52-të,  Vosha udhëhoqi një sulm, duke asistuar për Kukan i cili barti topin për disa metra për të shënuar për rezultat 2:0. Në minutën e 54-të, regjistruam tentimin e Trapanovskit nga distanca.

Në minutën e 71, Hamza Ramani udhëhoqi një aksion duke shërbyer me top Kukan, i cili krosoi për Voshën që goditi me kokë, por topi shkoi vetëm mbi portë.

Një aksion tjetër nga Vosha që dërgoi një top para porte, ku  portieri dhe një mbrojtës nuk e kontrolluan mirë situatën, por Queven nuk arriti të shfrytëzoj rastin.

Në minutën e 74-t, një krosim kompjuterik nga Bleron Sheji, Kuka tentoi me kokë, goditja e të cilit u ndal nga Aleksovski, por Queven kësaj radhe ishte në vendin e duhur për 3-0.

Në minutën e 87-t, mysafirët patën rastin e vetëm në pjesën e dytë me Vellkovskin, por Iljazi ndali goditjen e tij. Në minutën e 89-t, Vosha doli para portës duke kaluar mbrojtjen mysafire, por në fund goditja e tij u ndal në trupin e portierit të shtrirë Aleksovkski. Një minutë më vonë edhe Abazi tentoi me goditje nga distanca, por që ishte shumë e lehtë dhe nuk pati problem për ta kontrolluar Aleksovski.

Me këtë fitore dhe 25 pikë, ekipi ynë ka marrë kreun e tabelës duke vazhduar formën pozitive, ndërsa funajvën që vjen në stadiumin e Çairit do të luhet derbi i vjetër i qytetit të Shkupit, ku për mysafirë kemi Vardarin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT