Fjala përshëndetëse e kryetarit Ejup Ademi

Shpërndaje:

Pas vendimit të marrë nga FFM-ja, që kryetari i FC Shkupi Ejup Ademi të suspendohet nga kjo detyrë, ai është i detyruar që të largohet nga kryerja e detyrës, duke e emëruar kryetar të klubit Omer Bunjakun. Në vazhdim ju sjellim dhe deklaratën përshëndetëse të kryetarit Ejup Ademi.

“Jam i vetëdijshëm se punët e mëdha nuk bëhen lehtë dhe se çdo punë e vështirë ka sfida të mëdha dhe duhet shumë sakrificë. Sigurisht se në momentin kur ishte vendosur që të marr në drejtim skuadrën e zemrës, FC Shkupin më ishte thënë se përpara meje do të jetë një rrugë që do të ketë shumë labirinte, dhe nga shumë rrugë që të dërgojnë te qëllimi do të duhet shumë mundë, por pranova që të sfidojë veten parasegjithash për të mos lejuar klubin e Shkupit që ishte vërtet sinonim i shqiptarisë, ndërsa titujt që kishte në vitrinat e saja, sikur në heshtje thonin se nuk duhet harruar.

Kaluam kohë shumë të vështira, duke e filluar nga kategoria e tretë, për tu rikthyer sot përsëri në mesin e më të mirëve, për të qenë kampionati më i mirë, sepse pa Shkupin nuk ka derbi të qytetit, pa Shkupin nuk ka derbi shqiptar, sepse Shkupi është urë lidhëse për të gjithë.

Largimi im nga posti i kryetarit vjen pas dënimit që kam marrë nga FFM-ja, për shkak të incidentit në ndeshjen ndaj Rabotniçkit. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk do ta mbështes në forma tjera klubin, pasi që dashuria për Shkupin do të mbetet dhe rritet edhe më shumë,

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi më të afërt të cilët nuk kursyen asgjë që klubi të arrijë në realizimin e të gjitha planeve tona. Mos të harrojmë se bartëse e gjithë këtij projekti ka qenë Komuna e Çairit, nuk dua të harroj kontributin e jashtëzakonshëm të nënkryetarit dhe njëherit mikut tim Suat Alia si dhe mikut tim Sami Elezi, pronari i restorantit “Kalabria”, të cilët nuk kanë kursyer thjesht asgjë.

Do të doja që të gjithë ata që e formojnë këtë shoqëri, që nga kupola drejtuese, e deri te tifozi i fundit, pra drejtues, punëtorë e simpatizantë te Shkupit, duhet ta dinë se për mua ka qenë nder i madh që kam pasur këtë detyrë në këtë klub, i cili më rriti edhe si futbollist në shkollat e këtij klubi, si tifoz në tribuna dhe duke e ndjekur ekipin si kryetar nga kategoritë më inferiore e deri tek Liga e Parë. Do të doja të falënderoja në mënyrë të veçantë të gjithë ata persona qe më kanë ndihmuar që nga dita e parë kur shkela në qendrën stërvitore te FC Shkupit si dhe ata që ma bënë më të lehtë punën gjatë këtyre viteve dhe që dhanë më të mirën e tyre për te provuar që Shkupin ta ngjitim në mesin e ekipeve më të mira e që ishte objektiv i përbashkët i yni. E di se kemi mundur të bëjmë ndoshta edhe më shumë, e di se keni pritur edhe më shumë, pasi të gjithë ne jemi mësuar që Shkupin ta shohim kampion dhe fitues të Kupës, jemi mësuar që Shkupi të luaj në garat evropiane, por gjatë kësaj faze këto ishin mundësitë që kishim të bëjmë.

Padyshim se falënderim të veçantë për të gjithë futbollistët, ata që kanë qenë pjesë e jona e deri te të gjithë këta që ishin me Shkupin deri në ditën sa unë isha kryetar i klubit, me të cilët së bashku kaluam sfida shumë të vështira, por që i menaxhuam në mënyrë vëllazërore.

Gjithashtu falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë deri më tani pjesë e klubit tonë dhe një falënderim të posaçëm për bashkëpunimin që kam pasur me tifo grupin “Shvercerat”, të cilët ashtu sikurse na kanë përkrahë gjatë kësaj kohe, që tani edhe unë do të jem një “Shvercer” duke e përkrahur klubin tonë.

Do të doja t’i uroja fat pasuesit tim Omer Bunjaku, i cili është rritur me këtë klub, si dhe të gjithë pjesëtarëve dhe personelit që punojnë në stadiumin e Çairit dhe për të mirën e FC Shkupit, duke na gëzuar me të arritura më të mëdha që nga sezoni i ri. Unë premtoj se edhe pse nuk do të jem i kyçur direkt, me mundësitë e mia do të jem në ndihmë të kryesisë së re dhe klubit”.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT