Fund i kobshëm për Shkupin

Shpërndaje:

Kur në një ndeshje nuk shfrytëzohen rastet, sigurisht se ekipi kundërshtarë do të ndëshkojë, ky është rregull i pashkruar i futbollit që u ka ndodhur edhe ekipeve më të mëdha evropiane, ndërsa sot i ndodhi edhe Shkupit.

Shkupi kishte rastin që së paku të nxjerr barazi, ndërsa nga rastet që i kishin sulmuesit e saj, edhe fitorja nuk ishte shumë larg. Ndeshja kundër ekipit të Bregallnicës u luajt në Koçani, e që në fund pikërisht nikoqirët morën tri pikë që edhe për ta nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, por thjesht fitore prestigji. Shkupi që në fillim nisi të sulmojë kundërshtarin, ndërsa më të avancuar në këtë ndeshje në sulm ishin Husein Demiri dhe Florent Osmani. Ashtu sikurse kalonin minutat, rastet radhiteshin si në shiritin filmik. Por pikërisht Demiri dhe Osmani nuk konkretizuan asnjë rast. Pjesa e parë ishte paqësore dhe u numëruan vetëm shanset, ndërsa në pjesën e dytë fotografi e njëjtë. Shkupi sulmoi, ndërsa nga një pakujdesi, apo edhe që mundë të ishte gabim i arbitrit. Por në portë ishte Suat Zendeli, portieri që këtë sezon ka shkëlqyer dhe në shumë raste ka qenë shpëtimtari i skuadrës.

Mirëpo edhe përkundër kësaj mbrojtje, Shkupi vazhdoi të sulmojë, por kur pritej që në fund të japin goditjen e fundit, nga një kundër zbritje të shpejtë nikoqirët befasojnë mbrojtjen duke shënuar me anë të Tanushev, pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes golin e parë. Më pas në kohën shtesë Shkupi tentoi të barazojë. Kishte rivënie nga këndi, ndërsa kapiteni Zendeli e la portën bosh për të ndihmuar simun. Topi u dëbua nga mbrojtja e Bregallnicës, ndërsa në shpejtësi nga një distancë e largët Ristovski e pa portën e zbrazët dhe nuk e pati të vështirë për të shënuar dhe golin e dytë.  Kjo ishte disfata e dytë radhazi e Shkupit, pasi të mërkurën në Kratovë u mudn edhe nga Sileksi me rezultat 1:0. Javën e ardhshme Shkupi do të jetë nikoqire e Rabotniçkit. /FCSHKUPI /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT