Fundjavë e  ngjeshur për Shkupin

Shpërndaje:

Fundjava për FC Shkupi do të jetë shumë e ngjeshur, përveqse skuadra do të zhvillojë seanca të rregullta stërvitore, do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kontrolluese gjatë qëndrimit në Ohër.

Fillimisht Shkupi të shtunën do të ketë përballë ekipin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Teteksin. Me këtë skuadër ndeshja do të luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” me fillim në orën 12, ndërsa një ditë më vonë për kundërshtarë ka ekipin e Ligës së Tretë Novaci, skuadër kjo e cila ka marrë shumë përforicime nga skuadratë Ligës së Dytë dhe pretendon që të kthehet në Ligën e Dytë.

Trajneri Visar Ganiu edhe për këto dy ndeshje ka planifikuar që tu japë mundësi të gjithë futbollistëve. Deri tani Shkupi ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, ate kundër Makedonija Gj.P. që e fitoi me rezultat 5:1 dhe kundër skuadrës serbe Mlladost Lluçani 1:1.

Ekipi do të vazhdojë qëndrimin në Ohër deri të hënën, kur edhe zhvillon një seancë stërvitore dhe më paskthehet në Shkup, ndërsa ndeshja e fundit kontrolluese do të jetë miqësorja ndaj Gostivarit me 14 shkurt në Shkup. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT