Futbollistët e Shkupit lëshohen në pushim

Shpërndaje:

Futbollistët e Shkupit lëshohen në pushimKampioni vjeshtor, skuadra e FC Shkupi është e fundit nga ekipet që ka shkuar në pushim të merituar. Skuadra bardh e kaltër do të jetë në pushim dimëror me 13 pikë më shumë se konkurrentët e saj, Vëllazërimin dhe Gostivarin, por sipas zëdhënësit të FC Shkupi, z. Hajrush Mani, edhe pse ekipi do të jetë në pushim, kryesia e klubit ka shumë punë, për tu përgatitur sa më mirë për sezonin pranveror, duke marrë parasysh se ekipi synon Ligën e Parë të Maqedonisë

“Nga e mërkura (10.12.2014) të gjithë futbollistët janë në pushim të merituar, ndërsa tani do të vazhdojnë punët e kryesisë e cila do të duhet nga e hëna të ulet me një numër të futbollistëve të bisedoj lidhur me atë nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit apo jo. Janë diku 5-6 futbollistë të cilët duhet të largohen nga ekipi, ndërsa emrat e tyre do të bëhen publik vetëm pasi të përmbyllim bisedimet. U kemi dhënë mundësinë të mendojnë të gjithë nëse duan të vazhdojnë me ne, apo do të gjejnë angazhim në skuadër tjetër”, ka thënë zëdhënësi Mani.

“Shkupi ka nevojë edhe për disa përforcime serioze, do të kërkojmë së paku 3 futbollistë të sjellim në skuadër, që të jemi sa më të gatshëm për Ligën e Parë. Ajo që kemi nevojë, është të sjellim, një mbrojtës qendror dhe anësor si dhe një qendër sulmues. Edhe pse e dimë se do të jetë vështirë në këtë afat kalimtarë të marrim futbollistë nga Liga e Parë, pasi që shumica janë me kontrata, nëse nuk kemi fat për të sjellë përforcime të tilla, atëherë do të angazhojmë të tillë nga Liga e Dytë, por që kanë ambicie dhe kualitete të Ligës së Parë” ka shtuar Mani.

Edhe përkundër asaj që ekipi është lëshuar më së voni në pushim nga të gjitha ekipet tjera si ato të Ligës së Dytë, ashtu edhe ato të Ligës së Parë, Shkupi do të grumbullohet që në fillim të janarit.

“Grumbullimin e parë klubi do ta ketë më 12 janar në Shkup, e fillojmë pak më herët shkaku se ka një pauzë shumë të gjatë dhe nuk dëshirojmë që të mbesim prapa me punë. Të gjitha punët i marrim një nga një duke mos bërë hapa të gabuar, pasi që dihet se ne synojmë Ligën e Parë dhe duam të krijojmë një ekip pretenduese edhe në ligën më të mirë të futbollit të Maqedonisë”, ka thënë në fund të bisedës zëdhënësi i FC Shkupi, Hajrush Mani. / fcshkupi /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT