Duke kërkuar futbollistë cilësorë skuadra jonë në momentet e fundit të afatit kalimtar ka arritur që të bëjë për vete sulmuesin më të mirë të Guineas, 20 vjeçarin Mamadouba Bangoura.
Për sulmuesin korpulent Mamaduba Bangura që në skuadrën tonë vjen nga skuadra Calum Star kishte interesim të madh nga klube të ndryshme evropiane, por oferta ynë ishte shumë konkrete dhe arritëm të bëjmë marrëveshje për tre vite e gjysmë bashkëpunim.
Mamaduba është një anëtar i rregullt i ekipit kombëtar të Guinesë, i cili gjatë vitit të kaluar ka regjistruar gjashtë paraqitje me kombëtaren e tij ku edhe ka shënuar një gol.
Mamaduba pritet që së shpejti të jetë në Maqedoni dhe të bashkohet me lojtarët tjerë dhe të ndihmojë ekipin në arritjet e ambicieve të sezonit aktual.
Pasi të arrijë në vendin tonë do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i Mamaduba Bangura.