Pavarësisht se FC Shkupi ka pësuar disfatë minimale në duelin e të së dielës në kuadër të javës së 24-të, futbollistët e dëshmuan veten se munden të luajnë kundër secilës ekip, ndërsa Vardari në këtë rast nuk ishte ekipi që dominoi lojën, por falë një penaltie që e referoi Dimitrija Meçkarovski, ndërsa në anën tjetër nuk e pa atë që u bë ndaj Filip Petkovskit, në asnjë moment nuk zbeh paraqitjen e lojtarëve.
Trajneri Visar Ganiu pas ndeshjes sigurisht se nuk ka qenë i kënaqur nga rezultati, por nga loja e të përzgjedhurve të tij po.
“Mendoj se ishim kundërshtarë të barabartë me Vardarin, në disa momente edhe dominuam lojën, duke e ditur se kishim para vete një kundërshtarë të papërshtatshëm sikurse është Vardari. Nuk kam se çka të ankohem te futbollistët e mi të cilët dhanë maksimumin në këtë përballje. Vardari deri te fitorja erdhi përmes penaltisë, të cilin unë nuk do të dëshiroja ta komentoj, por mendoj në minutën e 90-të, edhe neve kishim një situatë ku merituam të referohej penalti, por gjyqtari nuk pati guximin të referojë atë që duhej dhe mbeti i heshtur. Sido që të jetë ne do të vazhdojmë edhe më tutje kampionatin me arritje të tjera”.
Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën kundër ekipit të Horizont Turnovës, kur do të jetë mysafire në Strumicë. /fcshkupi /