Ganiu: Në të gjitha ndeshjet futemi për tri pikë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar dhe stërvitje e fundit para një ndeshje tjetër derbi, kur përballë do të ketë ekipin e Rabotniçkit. Pas barazimit 1:1 me vardarin në kuadër të xhiros së parë, futbollistët bardhekaltër janë përgatitur intensivisht për duelin e të dielës, ku trajneri Visar Ganiu nuk ka problem me futbollistët, pasi të gjithë janë në formë të mirë dhe nuk ka asnjë të lënduar.

DSC_5580

“Kemi punuar rregullisht gjatë gjithë javës dhe deri tani të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë. Sigurisht se ne të gjitha ndeshjet që do ti luajmë në shtëpi, do të futemi me një qëllim që të marrim tri pikë, andaj ne nuk mendojmë fare se kush është kundërshtari ynë, por thjeshtë do të kërkojë nga futbollistët që të zbatojnë atë që e kemi punuar në stërvitje. Sigurisht se Rabotniçki është skuadër për tu vlerësuar, duke e marrë parasysh se gjithmonë ka ekip të mirë dhe rregullisht viteve të fundit po luan në arenën ndërkombëtare. Kundërshtari ynë edhe pse ka pësuar ndryshime në ekip, mendoj se ka futbollist cilësor që do të kërkojnë edhe ata të marrin maksimumin, por ne do të bëjmë gjithçka që në fushë tonë të mos lejojmë të humbim asnjë pikë”, ka thënë trajneri i FC Shkupi, Visar Ganiu.

Skuadra e Shkupit shkaku i dënimit nga sezoni i kaluar do të duhet që edhe dy ndeshje si nikoqire ti luajë pa praninë e tifozëve. Ndeshja FC Shkupi – KF Rabotniçki luhet të dielën në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në orën 17:30 minuta. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT