Ganiu: Një barazim që ua dedikojmë “Shvercerave” (Video)

Shpërndaje:

Ka mbetur e pa mposhtur skuadra e Shkupit edhe në duelin derbi të javës së 21 të Ligës së Parë kundër Rabotniçkit. Dy skuadrat kanë treguar lojë të mirë dhe korrekte, duke ndarë dhe pikët, por duke lëshuar pozitën e tretë dhe të katërt, pasi Sileksi ka shfrytëzuar këtë barazim.

Edhe pse Rabotniçki ishte me iniciativë më të madhe në fillim të ndeshjes pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa pjesa e dytë ishte më e mirë, pasi u shënuan dhe golat e duelit.

Të parët në avantazh kaluan “pëllumbat” nga Çairi, kur nga krosimi i Bujamin Asani, Ardian Nuhiu me kokjë gjeti këndin e pambrojtur të Rabotniçkit për të shënuar golin e avantazhit.

Në minutën e 75-të, Janevski kishte bërë ndërhyrje të palejuar ndaj një futbollisti të Rabotniçkit, nga krosimi i Herera, shënoi Trajçevski. Deri në fund të ndeshjes dy ekipet kishin edhe nga një rast, por pa i konkretizuar to.

Skuadra e Shkupi, nën udhëheqejen e trajnerit Visar Ganiu, ka një fillim të mrekullueshëm të sezonit pranvevror, tri ndeshje pa disfatë dhe shtatë pikë të grumbulluara, duke vazhduar nga java në javë të afrohet sa më pranë synimit të mbetjes në “Play-off”.

Futbollsitët e Shkupit do tu kthehen stërvitjeve të martën, ndërsa deri të mërkurën do të jenë të lirë ata të cilët e filluan ndeshjen ndaj Rabotniçkit. Skuadra tani do të përgatitet për duelin me Sileksin, ndeshje kjo që është parapa të luhet të dielen me 13 Mars në stadiumin e Çairit në Shkup.

Për ekipin e Shkupit ndeshjen e filluan: Suat Zendeli, Dimitrija Lllazarevski, Sedat Berisha, Mevlan Murati, Muharem Bajrami, Ermedin Ademi, Bujamin Asani, Finsik Zuka, Ardian Nuhiu, Filip Janevski dhe  Filip Petkovski. Luajtën edhe: Enes Akgun, Besar Iseni dhe Florent Osmani. Me karton të verdhë u ndëshkua: Filip Janevski

 

Artikuj

Të ngjashme