Ganiu: Të gjithë do të bëjmë më të mirën që dimë

Shpërndaje:

Pas pauzës për shkak të angazhimeve të reprezentacionit të Maqedonisë, këtë fundjavë kthehen sfidat në futbollin elitar të Maqedonisë, ku do të spikat derbi i më interesante i këtij sezoni

Kryendeshja e javës është dueli Shkupi – Vardari që luhet në stadiumin e Çairit në Shkup. Vardari dëshiron të mbajë pesë pikët diferencë ndaj Shkëndijës, ndërsa Shkupi luanë vetëm për prestigj, pasi që pothuajse ka arritur qëllimin e saj, e që ishte sigurimi i “play-off”-it. Kjo ndeshje ka zgjuar interes të madh, pasi që biletat për këtë ndeshje për herë të parë në historinë e Maqedonisë pothuajse janë shitur një ditë para ndeshjes.

Visar Ganiu

“Kemi punuar sikurse për çdo ndeshje, nuk kemi dashur që euforia e derbit të prekë futbollistët gjatë stërvitjes. E di se një numër i tyre janë të rinj dhe do të kenë para vetes një sidë të madhe, por kjo ndeshje do ti kalit ata për të ardhmen. Ne kemi fatin që kemi një ekip të kompozuar me përvojën dhe ardhmërinë, andaj besoj se të dielën të gjithë do të bëjnë më të mirën që e dinë. Ne nuk kemi presion, do të japim më të mirën nga ne, do të luajmë futboll për të kënaqur tifozët tanë “Shvercerat” dhe sigurisht se dëshirojmë të nxjerrim rezultat pozitiv. E kemi parasysh se Vardari kërkon të ruajë pozitën e parë dhe synon të vazhdojë serinë e fitoreve, ndërsa ne jemi këtu për tua prishur planet”, ka thënë trajneri Visar Ganiu.

Në këtë ndeshje drejtësinë e ndanë Dimitar Meçkarovski me ndihmësit Dejan Nedellkovski dhe Goce Petreski.

Në ndeshjet tjera që mbesin nën hije shkaku i debive janë, Sileksi – Renova, Metalurgu – Horizont Turnova dhe Mlladost CD – Bregallnica. Të gjitha ndeshjet, përveç duelit Rabotniçki – Shkëndija që luhet të shtunën në ora 16:00, luhen të dielën me fillim në ora 16:00.

Të ndihmojmë klubin, të përkrahim futbollistët

Sigurisht se ndeshja e të dielës në stadiumin e Çairit është një derbi i vëretet i dy ekipeve që kanë traditë të gjatë në futboll dhe është rivalitet sportiv i dy ekipeve që vijnë nga i njëjti qytet, por nuk duhet harruar se është ndeshje sportive dhe të gjithë duhet të japim provimin edhe në këtë aspekt.

Suat Zendeli (1) duke përshëndetur me bashkëlojtarët tifozët Shvercerat
Suat Zendeli (1) duke përshëndetur me bashkëlojtarët tifozët Shvercerat

Deri tani Shkupi dhe tifozët e saj “Shvercerat” e kanë dhënë provimin e tyre në të gjitha sfidat, duke treguar se janë institucion i organizuar sportiv, duke tejkaluar të gjitha kufijtë në aspektin pozitiv dhe për këtë nuk kemi mbetur pa u shpërblyer edhe nga mediet që kanë raportuar pozitivisht për ne, por edhe nga të gjitha instancat e organeve të federatës së futbollit dhe klubeve futbollistike. Kështu presim të jetë edhe nesër në duelin e radhës kundër Vardarit. Nuk duhet harruar se secili incident, edhe ai më i vogël mundë ta ndëshkojë keq klubin e zemrës, pasi edhe më tutje kemi dënimin me kusht, që nëse ndodhë ndonjë incident klubi mundë ta pësojë në heqjen e pikëve dhe të gjitha ndeshjet tjera ti luaj pa publik. Andaj të gjithë që e duan klubin dhe dëshirojnë ta shohin në mesin e skuadrave më të mira, të dielën të kontribuojnë në anim korrekt dhe të këshillojmë njëri tjetrin që të mos ndodhë të na kaplojë euforia e tepruar. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT