Nesër, në qytetin e bukur të Stambollit, në Stadiumin “Vodafone Park”, duke filluar nga ora 14:00, e që me orën tonë lokale në Shkup, i bie 12:00, skuadra jonë do të përballet me Beshiktashin, në ndeshje miqësore.
Lojtarët tanë dhe stafi i klubit, tashmë gjenden në Hotel Point në Stamboll dhe janë gati për ndeshjen e së nesërmes.
Në Stamboll, nuk kanë udhëtuar të gjithë lojtarët sepse disa prej tyre, Ali Adem, Marko Gjorgjievski dhe Blerton Sheji, janë në listën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2023, ndërkohë përshkak të lëndimeve, nuk ka udhëtuar kapiteni i skuadrës tonë, Fatih Ismaili.
Ndeshja Beshiktash-Shkupi, do të transmetohet në TV A SPOR.
GATI PËR MIQËSOREN ME BESHIKTASHIN
Shpërndaje:
Artikuj