Skuadra e jonë sot ka mbyllur dhe stërvitjen e fundit një ditë para ndeshjes së parë të sezonit pranveror, ku në kuadër të javës së 19-të, jemi mysafir në veles të Boreci.
Nga faza përgatitore ekipi ka akumuluar mjaft forcë dhe përgatitjet kanë qenë pozitive, ku të gjitha miqësoret me ekipe mjaft të forta nga kampionatet ruse dhe ukrainase ishin të mbyllura në barazim
Por kampionati është një kaptinë tjetër dhe gjithçka duhet filluar ndryshe, e ku edhe futbollistët e ardhur në këtë afat kalimtar duket të jenë të përshtatur në skuadër.
Për duelin e nesërm ka folur kapiteni i ekipit Besar Iseni.
“Kemi punuar mjaft që të kemi një sezon te suksesshëm, por si zakonisht fillimet janë të vështira, ndërsa e shohim se tani edhe kushtet klimatike kanë rënduar terrenet në vendin tonë. Presim që të gjithë përforcimet e reja te adaptohen dhe të fillojmë këtë gjysmë sezon me fitore. Do të jetë një gjysmë sezon i gjatë dhe me shume ndeshje interesante, ndërsa ne do të tentojmë që të jemi në garë për titullin deri në fund”, ka thënë Iseni.
Kujtojmë së në këtë ndeshje mungesë për shkak të pesë kartonëve të verdhë do të jetë Besart Krivanjeva, ndërsa shkaku i vizës ekipit dje i është bashkuar Abdul Rëatubyaye i cili nuk është në listën e futbollistëve kundër Borecit si dhe lojtari i Bangoura i cili pritet të arrijë në Shkup gjatë javës që vjen dhe të bashkohet me ekipin.
Ndeshja Boreci – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Zoran Paunov” në Veles. Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Marjan Stojanovski nga Kërçova,