Të shtunën dhe të dielën janë luajtur edhe ndeshjet e gjeneratave të reja në kuadër të kampionatit të Maqedonisë. Të shtunën kanë luajtur gjeneratat 2000 dhe 2001.
Futbollistët e lindur në vitin 2001 kanë pësuar disfatë me rezultat minimal 3:2, ku për ekipin e Shkupit dy golat ishin vepër e Agan Zyberit.
Nga ana tjetër gjenerata e vitit 2000, me fitoren e djeshme ka marrë kryesimin e tabelës duke i mundur me rezultat të lartë moshatarët e tyre 1:3. Golashënues për Shkupin ishin Onur Lutfiu, Omer Jashari dhe Besnik Ferati. Pra tani gjenerata 2000 është lider i tabelës, pasi ka shënuar fitore me konkurrentin direkt, e që me lojë të dominuar nga futbollistët tanë kanë dëshmuar edhe një herë se janë skuadër pa konkurrencë.
Gjatë ditës së sotme kanë luajtur si nikoqire ekipet e gjeneratave 98 dhe 99, ku edhe në këtë përballje një fitore i ka takuar Shkupit dhe një e ka fituar Vardari.
Arbin Bajrami ishte golashënuesi i vetëm në disfatën që përjetoi Shkupi 99, ndërsa nga ana tjetër Vardari shënoi dy gola. Me rezultat minimal por të vlefshëm tri pikë ka shënuar fitore gjenerata 98, ndërsa goli i vetëm ishte i shënuar nga Berkan Agushevski. /fcshkupi/