Sot në kuadër të Ligës së Fëmijëve që organizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, FC Shkupi nga katër gjenerata që marrin pjesë në këto gara, zhvilloi vetëm tre ndeshje, pasi që gjenerata 2003 ishte e lirë. Në këtë javë vlen të përmenden pesë golat e shënuara nga talenti ynë Alban Akija në ndeshjen kundër Milanos nga Kumanova. Sot u zhvilluan këto ndeshje dhe u shënuan këto rezultate:
Gjenerata 2002 (U14): Shkupi – Milano 9:1
Golashënues: Alban Akija (5 gola), Hamza Rahmani (2), Jasin Mushe (1) dhe Rexhep Selmani (1).
Gjenerata 2003 (U13): E lirë
Gjenerata 2004 (U12): Shkupi – Beshiktash 2:6
Golashënues: Dy golat ishin vepër e Erion Shuku
Gjenerata 2005 (U11): Shkupi – Nju Stars 2 1:4, golin e vetëm për Shkupin e shënoi Fatih.