Skuadrat e FC Shkupi, më saktësisht gjeneratat e reja, këtë të diele do të luajnë në cilësinë e nikoqirit, ndërsa për kundërshtarë e kanë ekipin e Metalurgut.
Pionierët e (gjenerata 2001), që udhëhiqet nga trajneri Jeton Musliu luajnë me fillim në ora 11:00, ndërsa pionierët (gjenerata e vitit 2000), me trajnerin Erkan Murseli do të luajnë në ora 13:00. Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin e Fortunës në lagjen Hasanbeg.
Ndërkohë skuadra e kadetëve (99), që udhëhiqet nga trajneri Halim Bilali dhe ajo e juniorëve 98/97 që punon me ta trajneri Sami Ganiu, luajnë në cilësinë e mysafirëve. /fcshkupi/