Gjoka: Duhej të kishim shfrytëzuar më mirë rastet

Shpërndaje:

Trajneri i ynë, Ernest Gjoka ka dhënë mendimin e tij pas barazimit 3-3 ndaj Voska Sport në ndeshjen hapëse të kampionatit. Gjoka theksoi se, pavarësisht që kjo ishte ndeshja e parë dhe pritej të ishte e vështirë, skuadra duhej të kishte shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara.

“Duhej që të ishin shfrytëzuar më shumë rastet, por duhet ditur se gjithmonë ndeshjet e para janë shumë të vështira. Nga kjo duhet të nxjerrim mësime, sepse nuk mjafton vetëm të krijosh raste, por duhet të jemi edhe shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes,” u shpreh Gjoka.

Ai vuri në dukje se kundërshtari, me rastet e pakta që pati, arriti të përfitojë maksimalisht nga to. Megjithatë, Gjoka mbeti optimist për ecurinë e skuadrës në javët e ardhshme, duke theksuar se ekipi ka punuar fort dhe se javë pas jave do të fillojë të ngrihet.

“Nga kjo duhet të nxjerrim mësime sepse nuk mjafton vetëm të bësh raste por duhet që të jemi edhe shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes. Kundërshtari ato pak raste që pati, e mori maksimumin e kësaj ndeshje. Gjithsesi edhe pse mendoj se jemi një skuadër e re ka treguar atë që ne kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe, kështu që besoj se skuadra javë mbas jave do filloj të ngrihet“, ka thënë Gjoka.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT