Gjoka: Po vazhduam kështu s’na ndalën dot askush

Shpërndaje:

Në ndeshjen e javës së 29-të, debutim në pankinën e skuadrës tonë kishte trajneri Ernest Gjoka, i cili kishte një javë kohë për të punuar me futbollistët.

Në një ndeshje shumë dramatike dhe me fitore në minutat e fundit, Gjoka ka debutuar me fitore, duke e mundur Tikveshin me rezultat 3-2.

Menjëherë pas ndeshjes, ai është prononcuar duke thënë se skuadra ka dhënë maksimumin, duke i falënderuar lojtarët për shpirtin e garës.

“Sigurisht se fitorja erdhi në fund, por ama vjen në fund kur ti e kërkon gjithë kohës. Unë besoj se skuadra e kërkoi gjithë kohës dhe e arriti që ta merrte këtë fitore. Ishte ndeshje e vështirë, ndeshje ndaj një skuadre që Shkupi për hir të vërtetës ka pasur probleme dhe nuk ka rritur të fitoj dot. Sot e thyem këtë të keqe, mendoj se skuadra ka dhënë maksimumin, unë i falënderoj lojtarët për shpirtin e garës dhe po vazhduam kështu mendoj se askush s’na ndalën dot”, ka thënë trajneri Gjoka.

Ndeshjen e radhës skuadra e luan të mërkurën, ku në cilësinë e mysafirët do të luajmë kundër skuadrës së Gostivarit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT