Skuadra e FC Shkupit sot ka bërë për vete edhe dy futbollistë të cilët do të përforcojnë repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për Bojan Gjorgievski dhe Darko Ilieski.
Gjorgieski të Shkupi vjen të Shkupi nga skuadra e Rabotniçkit të Shkupit, ndërsa ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, pasi më parë ka luajtur edhe për ekipet si Bate Borisov, Skonto Riga, Neftokimik, Maçva, Teuta, ndërsa në ekipet e vendit ka luajtur për Vardarin, Metalurgun, Horizont Turnovën dhe Rabotniçkin.
Ndërkohë Darko Ilieski është futbollisti tjetër që ka firmosur sot me Shkupin, ndërsa ai vjen gjithashtu si përforcim i mbrojtjes. Ilieski më parë kishte mbajtur veshë fanellat e ekipeve “11 Oktomvri”, Metalurgu, Pobeda dhe së fundi ishte te Tikveshi. Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit nga Armenia Shirak Gyumri.
Dy futbollistë njëzëri kanë deklaruar se janë të kënaqur nga fakti se kanë arritur të jenë pjesë e FC Shkupit. “Padyshim se jemi të kënaqur që jemi pjesë e FC Shkupit, ekip me traditë dhe trofe të fituara. Tani më ka disa ditë që jemi së bashku me ekipin dhe po përshtatemi me bashkëlojtarët dhe stafin. Jemi të gatshëm që të ndihmojmë skuadrën si në garat vendore ashtu edhe në paraqitjet që do të kemi në kuadër të Ligës së Evropës”, kanë thënë Gjorgievski dhe Ilieski.