Gjorgjievski do të jetë goleadori i Shkupit

Shpërndaje:

Kryesia e klubit po vazhdon me punë të pandalshme, derisa ekipi ka vijuar me fazën e përgatiteve në Ohër. Për të kompletuar zbrazëtirat në skuadër, tani më kemi siguruar edhe një përforcim të radhës, ndërsa në ekipin tonë vjen futbollsti i ri dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut U21, Marko Gjorgjevski.

Shtatëlarti Gjorgjievski, sezonin që lam pas luajti te Radniçki Pirot në Ligën e Parë serbe ku ka regjistruar 26 paraqitje me shtatë gola të shënuar, ndërsa nga një ndeshje ka zhvilluar edhe në Super Ligë dhe Kupën e Serbisë.

“Te Shkupi erdha pasi që është vërtet një klub i madh. Për këto pesë ditë sa jam këtu vërtet mundë të them se më është bërë pritje shumë e mirë dhe mendoj që shumë shpejt do të përparoj  dhe do të jap më të mirën e mundshme nga vetja që ta arsyetoj besimin e dhënë me gola dhe asistime. Dua të potencoj se shumë mirë jam pranuar nga të gjithë bashkëlojtarët dhe stafi i trajnerëve dhe besoj se do ta arsyetoj besimin e dhënë. Shpresoj se do të kemi sukses të madh në Evropë dhe kampionat, ku në vendin tonë do të tentojmë të fitojmë titullin dhe lus Zotin që në fund të gëzohemi të gjithë në këto suksese së bashku me tifozët tanë”, ka thënë Gjorgjievski.

Gjorgjievsvki në vendin tonë ka luajtur me ekipin e Vardarit dhe Borecit, para se të transferohet në Superligën serbe të Vozhdovaci, për të luajtur më pas si i huazuar te Radniçki nga Piroti në Serbi.

Marko Gjorgjievski vjen te Shkupi në formë huazimi për një vit, me mundësi për blerje të kartonit të tij.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT