Skuadra jon sot me sukses ka mbyllur dhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër ekipit të Pelisterit, ndeshje kjo e javës së 15-të, që do të luhet në qytetin e Manastirit.
Në ekip të gjithë futbollistët janë në atmosferë të mirë pasi të mërkurën u rikthyem te fitorja, por tani na pret edhe një udhëtim mjaft i vështirë.
Për duelin e të dielës trajneri Umit Karan dhe stafi i tij nuk kanë asnjë problem me lojtarët, pasi nuk ka asnjë të lënduar dhe pritet që pikërisht ndaj Pelisterit të del me njëmbëdhjetëshin më të mirë të mundshme.
Për këtë duel me deklaratë për faqen zyrtare të klubit është prononcuar Filip Gligorov, i cili mendon se edhe dueli i radhës është mjaft i vështirë, por se ekipi kërkon tri pikësh dhe të vazhdojë garën për të mbetur në kreun e renditjes.
“Të dielën na pret një ndeshje mjaft e vështirë në Manastir. Pelisteri nuk është ekip për tu nënvlerësuar, ndërsa ne duhet të japim maksimumin nëse dëshirojmë që ti fitojmë tri pikët. U jemi rikthyer fitoreve pas ndeshjes me Bellasicën dhe shpresoj që të dielën do të kthehemi në Shkup me pikë të plota nga Manastiri”, ka thënë Gligorov.
Kujtojmë se ndeshja Pelisteri – Shkupi luhet të dielën në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir me fillim në orën 13:00, ndërsa arbitër kryesor është Dimitar Meçkarovski nga Shkupi.