Glisic: Maksimalisht të përgatitur për suksesin e radhës

Shpërndaje:

Gjithçka gati për të rifilluar kampionatin. Skuadra e FC Shkupit sot ka zhvilluar dhe stërvitjen e fundit para duelit të nesërm kundër Vardarit, që është edhe derbi i vjetër i qytetit.

Ekipi në vazhdimësi ka punuar gjatë këtyre dy javëve, aq edhe sa zgjati pauza shkaku i angazhimeve të përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.

Në këtë periudhë trajneri Muharrem Bajrami kishte mundësinë që të shfrytëzojë në maksimum përgatitjet që të futen në përbërje edhe prurjet e reja, ndërsa këtë më së miri e dëshmuan edhe në ndeshjen kontrolluese kundër Osogovës, ku ekipi ynë e fitoi me rezultat 4-0.

Për duelin ndaj Vardarit ka folur mbrojtësi Darko Glisic, i cili mes tjerash ka thënë se duhet marrë me shumë seriozitet edhe këtë ndeshje, nëse duam të fitojmë tri pikë të reja.

“Pra na pret ndeshja e të dielës kundër Vardarit, ndeshje që është me shumë rëndësi për ne, pasi që jemi në kreun e tabelës, do ta japim maksimumin tonë dhe duhet të jemi maksimalisht të koncentruar, pasi që e dimë se sa vlerë ka kjo ndeshje dhe kjo fitore. Luaj kundër ekipit tim amë, kështu që normalisht unë do ta jap maksimumin nga vetja, sikurse dhe të gjithë bashkëlojtarët e mi. Ekipi i Vardarit nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë, për shkakun se kanë mjaft lojtarë të mirë. Derisa vazhdojmë të luajmë sikurse me Pelisterin dhe të them edhe me Neftchin, do të marrim rezultat të mirë dhe do të arkëtojmë tri pikët”, ka thënë Glisic.

Kujtojmë se ndeshja Vardari – Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 16:00, ndërsa për shikuesit do të etë transmetim të drejpërdrejtë në TVM2 dhe 3, si dhe ArenaSport.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT