Guxhufi vjen si përforcim nga Beshiktashi

Shpërndaje:

Besar Guxhufi, ylli i ri i futbollit nga vendi ynë, ka firmosur kontratë në formë huazimi me ekipin tonë për pjesën e dytë të sezonit 2023/24. Guxhfi, 19 vjeç, është një anësor i majtë shumë i talentuar, që u bashkua me Beshiktashin e Turqisë në verën e vitit 2021. Ai ka luajtur për ekipet e moshave të Beshiktashit dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyer.

Guxhufi ka vendosur të kthehet në Maqedoni për të fituar më shumë përvojë dhe minutazh në nivelin e parë. Ai ka zgjedhur FC Shkupin, klubin e tij të zemrës, si destinacionin e tij të preferuar.
Guxhufi ka shprehur gëzimin e tij për këtë transferim dhe ka falënderuar Beshiktashin për mundësinë që i ka dhënë. Ai ka thënë se ndjehet krenar për të veshur fanellën e FC Shkupi dhe se do të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e tij. Ai ka shtuar se është i lumtur për të luajtur para tifozëve “Shvercerat” nga të cilët pret përkrahje të pa rezervë, ashtu siç e bëjnë ata më mirë.

“Ndihem mirë që kam veshur fanellën e Shkupit, ardhja ime në këtë klub lidhet me dashurinë ndaj ngjyrave të kësaj skuadre të madhe në vendin tonë dhe tifozërisë së flaktë që ka. Padyshim se duke parë që ekipi është në garë për titullin kampion dhe në kupën e vendit, do të doja që të jem pjesë e kësaj skuadre që në fund do ti gëzohemi trofeve të fituar. Tani kur jam bashkuar me ekipin në Antalya, dua të potencoj se më kanë pritur shumë mirë dhe po ambientohem shpejt, ndërsa kur të kthehemi në Shkup, dëshiroj që të jap maksimumin për të ndihmuar klubin në arritjen e ambicieve që ka dhe në fund së bashku me tifozët të festojmë”, ka thënë Guxhufi.

Ekipi ynë, stafi i trajnerëve dhe futbollistët e kanë mirëpritur Guxhufim në Antalya, aty ku po zhvillohen përgatitjet për fillimin e sezonit pranveror. Për ekipin tonë Guxhufi është një përforcim i madh dhe presim që ai të tregojë cilësitë e tij në fushë. Gjithashtu si klub falënderojmë ekipin e Beshiktashit për bashkëpunimin. Guxhufi pritet të debutojë për ekipin tonë në miqësoret që po zhvillohen në Antalya.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT