Hajati Sojdash nuk është më trajner i FC Shkupit. Trajneri i mirënjohur turk, pas disfatës së fundit, kundër Renovës në Tetovë me 0-2, vendosi që të largohet nga stoli i trajnerit. Në bisedën me kryesinë e klubit dhe me vendim të të dy palëve, është vendosur që të ndërpritet bashkëpunimi i deritanishëm me trajnerin Hajati Sojdash, ndërsa kryesia e klubit e falenderon trajnerin turk për punën dhe angazhimin e tij në postin e trajnerit. Ndryshe Hajati Sojdash erdhi te FC Shkupi, pas javës së tretë në Ligën e Parë Futbollistike dhe largimit të Zekirja Ramadanit. Në periudhën e drejtimit të tij, FC Shkupi shënoi 4 disfata dhe një fitore. Kryesia e klubi është vënë në kërkim të trajnerit të ri, ndërsa zyrtarizimi i emrit të ri do të shpaloset në faqen zyrtare.
Hajati Sojdash, nuk është më trajner i FC Shkupi
Shpërndaje:
Artikuj