HAMIDI DHE BARRY, PËRFORCIMET E RADHËS

Shpërndaje:

Gjatë ditës së sotme, skuadra jonë në Çair ka nënshkruar me dy lojtarë tjerë për sulm dhe mesfushë më të fortë.
Sulmuesi I krahut të majtë, 24 vjeqari Walid Hamidi, vjen nga JSM SKIKDA, nga Algjeria, kurse 22 vjeqari, Mouhamadou Souahibou Barry, nga klubi DEMDA DIOP, nga Senegali.
Të lumtur që janë pjesë e FC Shkupi, ata u shprehën se do t’a japin më të mirën nga vetja, për ta ndihmuar klubin tonë.

“Po, unë jam vërtet i lumtur që jam në këtë skuadër dhe mesazhi im për tifozët është se do të bëj çmos që të kem një sezon të mirë dhe që ekipi im do të jetë në çdo moment më i miri”, thotë Hamidi.

“Më bën të lumtur të luaj në këtë klub dhe ambiciet e mija janë që ta ndihmoj këtë skuadër gjatë garave evropiane dhe më shumë”, u shpreh 22 vjeqari Barry.

Që të dy, do të jenë gati për lojën kundër Llapit të enjten në Prishtinë dhe shpresojmë që do t’a kemi mundësinë ti shohim për herë të parë në fushë, me fanellat e FC Shkupi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT