HAMIDI: LUAJMË PËR TIFOZËRINË TONË

Shpërndaje:

Të shtunën në Stadiumin “Boris Trajkovski”, në Maxhari të Shkupit, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së 5-të, mes FC Shkupit dhe FC Skopje.
Pas humbjes që e pësuam në Strugë, rikthehemi në Shkup, ku përballë, do ta kemi skuadrën e FC Skopje, ku në katër ndeshjet e këtij sezoni, ka dy barazime, një humbje dhe një fitore kundër Pelisterit në javën e kaluar.

Skuadra jonë në krye me trajnerin Goce Sedloski, gjatë ditëve kanë punuar maksimalisht për ndeshjen e së nesërmes dhe besojnë në fitore dhe në tre pikët në xhiron e 5-të.
Sulmuesi jonë, Walid Hamidi, thot se nesër e kemi një ndeshje të rëndësishme por edhe të vështirë.

“Nesër e kemi një ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë, por ne kemi një qëllim për të arritur.
Ne jemi përgatitur gjatë këtyre ditëve dhe kundër ekipit të Skopjes, do ta japim maksimumin për ta bërë tifozërinë tonë të lumtur”,
u shpreh algjeriani Walid Hamidi.

Rikujtojmë që ndeshja FC Shkupi – FC Skopje, do të zhvillohet nesër në Stadiumin “Boris Trajkovski”, duke filluar nga ora 16:00 dhe biletat mundeni ti gjeni para stadiumit në Maxhari, duke filluar nga ora 15:00.
Gjithashtu, ju rikujtojmë që për të hyrë në stadium, duhet që të jeni të vaksinuar dhe të keni certifikatë, të paktën të dozës së parë të pranuar.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT