Hamza Ramani rikthehet në Çair

Shpërndaje:

Skuadra jonë pas fazës përgatitore që ka kryer në Ohër, kishte një ditë pushim dhe prej sot vazhdon edhe për dita ditë punë në Shkup, në stadiumin e Çairit,para se të niset për fazën kryesore të përgatitjeve që do të zhvillojë në Bollu të Turqisë.

Ndërkohë në anën tjetër, kryesia e klubit ka vazhduar punën në saje të prurjeve të reja në ekip. Pas tre përforcimeve, Arbi Vosha,  Michal Pinter dhe Kristjan Toshevski, emri i katërt që prezantojmë është Hamza Ramani.

Në fakt Ramani nuk është emër i panjohur për Shkupin dhe tifozët tanë, pasi ai pikërisht si futbollist shumë i talentuar doli nga shkolla e futbollit tonë, për tu pjekur në ekipe tjera dhe tani rikthehet shumë më i fortë ne fole të tij.

Hamza Ramani për tre vite me radhë u kalit në ekipe të ndryshe si në kategorinë  e dytë ashtu edhe në atë të parë. Fillimisht luajti me ekipin e Vëllazërimit të Kërçovës, Veleshtës nga Struga dhe Bellasicës në kategorinë e dytë, që më pas të luajë në kategorinë e parë me Pobedën, prej ku bëri transferim te Sileksi. Paraqitjet e mira dhe ngritja e formës së Ramanit ishte vendimtare që kryesia e klubit e riktheu atë në ekipin tonë.

“Pas ftesës që mu bë nga kryesia e klubit, as që kam menduar shumë nëse do të them “PO”. Unë jam i Shkupit dhe me Shkupin dua të arrijë suksese edhe më të mëdha në ngritjen e karrierës sime. Do të mundohem që së bashku me bashkëlojtarët e mi të japim më të mirën e mundshme, fillimisht në garat evropiane, e më pas edhe në kampionatin vendor. Ftoj të gjithë sportdashësit dhe në veçanti “Shvercerat”, të jenë në numër sa më të madh , që të na japin përkrahje drejt sukseseve të reja”, ka thënë Ramani.

Kujtojmë se Hamza Ramani është pjesë e të gjitha kategorive të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ndërsa së fundmi është grumbulluar me U21, për miqësoret ndaj Armenisë dhe Maltës.  Hamza Ramani në sezonin e kaluar me Sileksin numëroi 26 paraqitje, duke shënuar dy gola, ndërsa një herë ishte edhe asistues.

Futbollisti 20 vjeçar nga Çairi ka nënshkruar kontratë me klubin për tri vite, ndërsa tani është tani disa ditë është me përfaqësuesen shpresa të Maqedonisë së Veriut, U21, ku po luanë në ndeshje kontrolluese, ndërsa më pas do të bashkohet me ekipin për të vazhduar punën nën urdhrat e trajnerit Cihat Arslan.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT