Hayati Soydas, trajner i ri i FC Shkupi

Shpërndaje:

Hayati Soydas është trajner i ri i FC Shkupit. Trajneri turk do të drejtojë skuadrën shkupjane në përballjet e Ligës së Parë Futbollitiske, ndërsa vjen në vend të Zekirja Ramadanit, që u largua nga posti i trajnerit (më 23 gusht), pas barazimeve me Sileksin dhe Pobedën. Soydas firmosi kontratën një vjeçare me FC Shkupin, me obcion që të vazhdojë bashkëpunimin për edhe një vit, pas skadimit të kontratës aktuale. Trajneri Soydas është njoftuar me ekipin, pasi ishte në sfidën e fundit me Akademia Pandev dhe qëndroi në Tetovë për të parë kundërshtarin e ardhshëm, skuadrën e Shkëndijës.

Ndeshjen e fundit që e kam parë mund të them se nuk kemi luajtur keq , edhe pse e humbëm ndeshjen , kemi pasur më shumë pozita të pastërta për të shënuar gol. Ekipi në pjesën e dytë ka luajtur më mirë. Mund të them për ekipin se është në një moment shumë të vështirë, pasi që është një periudhë e tranzicionit, ku ka shkuar një trajner dhe tani vjen një tjetër dhe është shumë vështirë që të motivohet ekipi, për të treguar kualitetin e vet, për të cilin nuk dyshojë në asnjë moment. Nga tani do të fokusohemi në lojën që e kemi para nesh , që është me mjaft rëndësi. Mund të them se ka një përparësi kjo ndeshje pasi që për këto ndeshje lojtarët vetvetiu motivohen dhe nuk ka nevojë që ne ti motivojmë ata. Këto janë ndeshje që memorohen dhe mbahen mend për një periudhë të gjatë dhe besoj se lojtarët do të japin maksimumin në këtë ndeshje dhe në të ardhmen besoj se do të shkojë mirë me ekipin,” tha në paraqitjen e parë, trajneri i FC Shkupit, Hayati Soydas.

Ndryshe 52 vjeçari Soydas, ishte ndihmës trajner tek skuadra turke e Ankaragucu, Gencerbirligi, Gaziantepspor, Denizlispor, Manisaspor, Sivaspor, Adana Demirspor, Sanliufaspor. Ndërkohë si trajner kryesor ka drejtuar skuadrat e B.B. Ankaraspor, Ankaragucu, Sanliurfaspor dhe Etimesgut Belediyespor.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT