HISTORIKU
Pas Luftë së Dytë botërore, komunistët ish-jugosllav me dekret, kundër vullnetit të qytetarëve dhe tifozëve të klubit, ndërojnë emrin në “Slloga” (që në gjuhën sërbe do të thotë unitet apo harmoni). Në atë kohë klubi finansoheshte nga qytetarët dhe tifozët të cilët mledhnin të holla për të paguar lojtarët dhe stafin. Klubi atëkohë zhvillonte ndeshjet në Ligën e Parë të RS Maqedonisë, e ranguar si kategoria e katërt në rangimin federal të Jugosllavisë.
Politika e shtetit të kaluar nuk ka lejuar që Klubi të përparon në kategori më të larta, për shkak të elementit shqiptar në të si dhe për shkak se atëkohë kanë qenë klubet tjera që kanë qenë të privilegjuara nga pushteti. Të gjithë lojtarët e mirë që janë rritur në klub atëkohë janë marrë nga “klubet e regjimit”. Klubi gjithmonë ka pas armatë të madhe të tifozave që e kanë përcjellur, qoftë në fushën e saj apo në fushën e mysafirëve.
Lëvizja e parë serioze në lëminë e investimit është bërë gjatë gjysmës së dytë të viteve të 80’ta, kur sponzori i klubit, kompania “Jugomagnat” në krye me z. Rafet Muminoviq hyn në klub. Atëkohë Klubi ishte në Ligën e Dytë të Maqedonisë (e ranguar si e pesta në radhitjen federale). Investimi më serioz vjen në vitin 1989 kur klubi zë vendin e parë dhe klasifikohet një kategori më lartë, me abicje që të kualifikohet edhe në Ligën e Tretë federale. Kohë më pas Jugosllavia prishet dhe Maqedonia bëhet shtet e pavarur. Klubi sëbashku me 17 klube tjera më të suksesshme atëkohë formojnë Ligën e Parë të Maqedonisë, duke fituar vendin e 6të në sezonin e parë. Në sezonin e dytë, 1993/94 klubi arriti vendin e 8, ndërsa sezonin e ardhshëm klubi arriti që të ze vendin e tretë.
Sezonën e ardhshme, KF SHKUPI sëbashku me klubin Makedonija Gjorçe Petrov filluan të bojkotojnë të gjitha garat e organizuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë në shenjë protesti për shkak të rizgjidhjes së kryetarit Haxhi-Risteski. Të dyja skuadrat nuk u paraqitën në fushë në gjirot 14 dhe 15, dhe sipas rregullave të FFM-së klubet janë suspenduar dhe përjashtuar nga garimi në Ligën e Parë. Në fillim të bojkotit kishte edhe klube tjera që u bashkangjitën (Vardari, Pelisteri, Rabotniçki, Metallurgu, Sileksi), por më pas ata ndalën bojkotin dhe vazhduan garat. Nga kjo situatë Klubi pësoi shumë, duke u dërguar në Ligën e Katërt, rangimi më i ulët në vend. Më pas, me iniciativën e tifozëve dhe me ndihmën e Komunës së Çairit klubi rikthehet në Ligën e Dytë, aty ku garon edhe sot, me shpresë që së shpejti të kthehet aty ku e ka vendin, në Ligën e Parë dhe të kërkon dalje në kupat Evropjane.