Hodxhiç: “Jemi të përgatitur për secilën ekip”

Shpërndaje:

Pas një pauze dy javore për shkak të paraqitjeve të përfaqësueseve të vendit, këtë fundjavë rikthehen emocionet e futbollit, ku ekipi ynë në kuadër të javës së shtatë në stadiumin e Çairit, do të jetë nikoqire e ekipit të AP Brera Strumicë.

Në këtë duel debutimin do ta ketë trajneri boshnjak Zhizhoviç, i cili mori drejtimin e skuadrës javë më parë, pas largimit të turkut Cihat Arslan.

Dy ekipet janë në formë të mirë dhe do të kërkojnë ecurinë pozitive, me Shkupin që barazoi në ndeshjen e fundit në Tetovë ndaj Shkëndijës, ndërsa Brera luajti po baras pa gola në shtëpi kundër Rabotniçkit. Ekipi ynë është në pozitën e katërt me 9 pikë, ndërsa Brera në pozitën e dytë me 13 pikë të tubuara.

Për ndeshjen në fjalë dhe pauzën që kishte kampionati, komentin e tij e ka dhënë sulmuesi boshnjak Armin Hodxhiç.

“Pauza dy javore ka qenë efektive, në klub atmosfera është e mrekullueshme. Kemi punuar mjaft mirë dhe me shumë përkushtim gjatë kësaj periudhe. Po përparojmë çdo ditë dhe jemi të përgatitur për secilën ekip. Sigurisht se kërkojmë sukses nga ndeshja në ndeshje, që të ngritemi edhe më shumë si ekip dhe të arrijmë qëllimet tona”.

Në pesë përballjet e fundit të Shkupit dhe AP Brera Stumicë, ekipi ynë ka shënuar tri fitore dhe ka dy barazime.  Drejtësinë në ndeshjen Shkupin – AP Brera Strumicë do ta ndajë kërçovari, Aleksandar Grujoski.

Kjo ndeshje hapë javën e shtatë, ndërsa luhet të shtunën shkaku i transmetimit të drejtpërdrejt në televizion, duke filluar në ora 15:00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT