Humben pikët edhe në Tetovë

Shpërndaje:

FC Shkupi pësoi disfatë 0-2 në Tetovë ndaj Renovës. Jusufi dhe Stojanovski vulosën shpresat e FC Shkupit për të bërë diç më tepër në sfidën e javës së 8-të. Sfida e radhës është më 6 tetorë, kundër Rabotniçkit në Çair

 

Në stadiumin në Tetovë, iniciativën fillestare e kishte FC Shkupi që krijoi disa raste ideale para se të ndëshkohet me gol. Pas matjes së forcave, në minutën e 10-të, Bazhe Iljoski kishte dy raste ideale. Fillimisht nuk arrin të mposht portierin vendas, Kobetiq, edhe pse ishte sy me sy me portierin e Renovës , ndërsa në vazhdim të aksionit, gjuan lart mbi portë pas krosimit të Basilio Ndong-ut, nga 13 metra. I njëjti futbollist ishte sërisht në aksion , pas diagonales precize të Brandxhit, mirëpo e djathta e Iljoskit, tani u ndaluan në mënyrë perfekte nga portieri vendas, Kobetiq. Dhe si zakonisht rregulli i pashkruar në futboll vlen edhe në këtë përballje, se kur nuk shfrytëzon rastet, do të vjen ndëshkimi. Në minutën e 18-të, Renova prodhoi një kundërsulm të shpejtë në krahun e majtë, ndërsa Fatjon Jusufi mposhti portieri Aleksovskin për 1-0. Deri në fund të pjesës së parë, FC Shkupi morri kontrollin e lojës dhe ishte në sulm, ndërsa Renova ishte në mbrojtje dhe në pritje të kundërsulmit. Në minutën e 38 regjistruam goditjen e Serzhinjos, ndërsa në minutën e 44-të, tentimi nga 30 metra , nuk shqetësoi fare portierin vendas.

Në fillim të pjesës së dytë, Renova kaloi në ofenziv dhe në kërkim të golit të dytë. Fillimisht ishte braziliani Fernando që godet ashpër nga distanca. Në minutën e 53-të, Ramadani u ndal në mënyrë të parregullt në zonën e rrezikut, ndërsa Tipuriç u ndëshkua me karton të verdhë. Nga penaltia i sigurtë ishte Vlatko Stojanovski, që ngriti epërsin në 2-0. FC Shkupi i vetëdijshëm se s’ka çka të humbas kaloi në ofenziv, ndërsa Renova u përgjigj me kundërsulme. Në njërën prej tyre, Ramadani godet fillimisht shtyllën dhe pastaj e traversën e portierit Angelovski. Deri në fund të takimit , Renova kontrolloi në mënyrë të mençur pronësimin e topit dhe nuk lejoi ndryshim të rezultatit.

Pas disfatës në Tetovë, FC Shkupi tani përgatitet për përballjen e madhe në stadiumin Çair, ku më 6 tetor do të sfidojë Rabotniçkin.

 

Renova – FC Shkupi 2-0 (1-0)

Stadiumi në Tetovë

Shikues:

Arbitër kryesor: Vasko Mavrov (Strumica)

Arbitër ndihmës: Kire Angelov (Strumica), Ilija Gonev (Negotinë

Kartona të verdhë: Toni Tipuriç, Blazhe Iljoski, Bradxhi (FC Shkupi), Stojanovski (Renova)

Kartona të kuq:

Golashënues: Fatjon Jusufi 18′, Vlatko Stojanovski 54′ (Renova)

Renova : Kobetiq, Zuka, Fernando (Pantoviq), Jusufi (Sadiki), Nuhiu, Ramadani, Sulejmani, Stojanovski (Kadriu), Mishkovski, Fetai, Belija.

Trajner:

FC Shkupi: Igor Aleksovski, Adbulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali, Bradxhi, Suhel Muharemi (Rron Broja 65′), Blazhe Iljoski, Bazilio Ndong, Viktor Angelov (Musli Lika 75′), Serzhinjo (Jusuf Aliu 87′), Kristijan Stojkoski.

Trajner: Hajati Sojdash

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT